Është rasti kur pasioni triumfon mbi gjithçka. Kirsten Owen u shndërrua nga modele e suksesshme në një fermere boronicash, raporton “Vogue”.
Advertisements
“Unë kisha në fantazinë time një fermë boronicash, pasi u transferova këtu në Vermot (Kanada), në 2002-shin. Dhe pastaj një tokë afër meje, e cila kishte 250 bimë të reja boronice, doli në shitje. Nuk mund t’i rezistoja“,- tha ajo.
Ky stil jetese që Kristen po kalon në të 50-at e saj, është shumë larg jetës që ajo kishte në të 20-at dhe në të 30-at. Një vajzë e cila kalonte Atlantikun për sfilata në pistat më me zë të modës. Një muzë për Helmut Lang, Melanie Ward dhe krijues të tjerë të stilit të viteve ‘90.
Advertisements
Tani, Owen, bashkë me vajzat e saj 25 dhe 28 vjeçe, ua ka kushtuar energjinë shkurreve të boronicave.
”Kurrë nuk kam punuar kaq shumë në jetën time, para se të filloja të merresha me këtë fermë”,- thotë ajo. ”Kjo ju detyron të qëndroni të fortë fizikisht.”
Të korrat e saj furnizojnë tregjet lokale të fermerëve ose shiten dhe për vizitorët e rastësishëm të fshatit. Owen shprehet për revistën prestigjoze “Vogue”, se kur largohet nga ferma për një kohë, zemra e saj mbetet aty dhe mezi pret momentin që të kthehet përsëri në natyrë
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!