NASA bën ZBULIMIN E MADH: Në Hënë ka ujë të bollshëm

Ky “zbulim i qartë i ujit molekular” rrit tashmë shpresat që NASA të krijojë një bazë hënore, me synimin për të zbuluar burimet natyrore të satelitit tonë natyror.
Administrata Kombëtare e Aeronautikës dhe Hapësirës ka bërë zbulimin madh. Sipas mediave të huaja NASA ka zbuluar disa prova përfundimtare të ujit në Hënë.

Advertisements

Ky “zbulim i qartë i ujit molekular” rrit tashmë shpresat që NASA të krijojë një bazë hënore, me synimin për të zbuluar burimet natyrore të satelitit tonë natyror.

“Kjo na jep më shumë mundësi për burimet e mundshme të ujit në Hënë”, thotë shkencëtarja planetare Hannah Sargeant.

Advertisements

Ndryshe nga zbulimet e mëparshme të ujit në pjesët me hije të përhershme të kratereve hënore, shkencëtarët tani kanë zbuluar molekulën në rajonet e ndriçuara nga dielli të sipërfaqes së Hënës. Duke folur gjatë një telekonference virtuale, bashkëautori i zbulimit Casey Honniball tha: “Sasia e ujit është afërsisht e barabartë me një shishe uji 12 ons në një metër kub të tokës hënore”.

Më parë ka pasur shenja uji në sipërfaqen hënore, por këto zbulime të reja sugjerojnë se është më i bollshëm sesa mendohej më parë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Po na humbet busulla”/ Berat Buzhala komenton ndërrimin e orës: Njerëzve më parë ju ikte treni 1 javë, ne po e marrim veten avash avash
Artikulli tjetërE TMERRSHME/ Viktimat e COVID 19 futen nëpër qese mbeturinash