“M’u lag…e kam në xhep”/ Shkon në 4000 numri i gjobave për mosvendosjen e maskave, policia në ‘hall’ me ata që s’kanë kontratë me OSHEE-në: Ku t’ua faturojmë?

Gazeta “Si” mëson se kur po mbushen thuajse 10 ditë nga hyrja në fuqi e vendimit që detyron mbajtjen e maskave në çdo ambient, me përjashtim të bareve dhe restoranteve, janë vendosur rreth 4 mijë gjoba në të gjithë vendin.
M’u lag nga shiu dhe e hodha!”, “E kam në xhep se isha duke pirë cigare!”. “S’kam! Tani do ta blej te farmacia e parë që do gjej!”, “Më ra në shesh e u bë pis”, “Sa dola nga lokali, tani po e vendos”,… e deri tek “Nuk dua ta vendos”. Këto janë justifikimet më të shpeshta që kanë nxjerrë qytetarët kur janë përballur me patrullat e Policisë së Shtetit dhe policive bashkiake për çështjen e maskave.

Advertisements

Gazeta “Si” mëson se kur po mbushen thuajse 10 ditë nga hyrja në fuqi e vendimit që detyron mbajtjen e maskave në çdo ambient, me përjashtim të bareve dhe restoranteve, janë vendosur rreth 4 mijë gjoba në të gjithë vendin.

Por, burime të Gazetës “Si” thonë se për një pjesë të mirë të gjobave të vendosura nga komunikimi me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike po hasin vështirësi në gjetjen e kontratave të energjisë elektrike për t’u faturuar 3 mijë, apo 5 mijë lekshin e gjobës së marrë.

Advertisements

“Kjo për faktin se personat në fjalë nuk e kanë një të tillë. Janë persona madhorë dhe me zotësi të plotë juridike, me banim të deklaruar tek prindërit, vëllai, apo motra, apo ndonjë i afërm tjetër. Pra, ata vetë nuk kanë kontratë me OSHEE, por kanë familjarët e tyre”, thonë burimet.

Gjobat vendosen mbi bazën e certifikatës familjare, që do të thotë se personat e gjobitur, edhe nëse nuk janë kryefamiljarë, por figurojnë pjesë në certifikatën e trungut familjar gjoba vendoset në matësin e familjes. Po në rastet kur personat e gjobitur figurojnë të ndarë me familjarët e tyre në certifikatë dhe pa kontratë me OSHEE?

“Në të tilla raste marrja e gjobës përmes OSHEE është e pamundur. Janë duke u diskutuar mundësitë e marrjes së tyre në rrugë të tjera”, thonë burimet e gazetës “Si”, por pa sqaruar më shumë mbi këto “rrugë të tjera” pasi siç thonë janë ende në diskutim dhe konsultim, sidomos me zyrat juridike të Policisë së Shtetit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakOri Nebijajt i vjen në ‘majë të hundës’: Shkarravina që shkaktojnë dhimbje veshësh e sysh, bëjnë si moderatore me emisione shterpë
Artikulli tjetërMaskat/Kejvina Kthjella ashtu si nuk e kishit parë më parë! Performanca që “la pa fjalë”