Mos dilni pa çadër nga shtëpia/ Sot do ketë rrebeshe shiu dhe shtrëngata(HARTA)

Ditën e sotme në pjesën më të madhe të territorit do të ketë rrebeshe shiu. Meteoalb parashikon se kushtet atmosferike pritet të përmirësohen gjatë mbrëmjes. Ndërkohë, temperaturat sot do të luhaten nga 11 deri në 26 gradë.

Advertisements

PARASHIKIMI:

Vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu do të mbizotërojnë motin në vendin tonë, ku në zonat veriore herë pas here në formë shtrëngatash. Këto kushte atmosferike mbeten prezente deri në orët e vona të pasdites kur moti përmirësohet përkohësisht.

Advertisements

Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 26°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim 4 ballë. Rajoni dhe Europa: Europa Jugore VIJON me vranësira të dendura, rrebeshe shiu dhe stuhi ere. Po ashtu Qendra dhe Veriu i Europës mbeten me vranësira dhe shira të rrëmbyeshëm. Ndërsa Gadishulli Iberike dhe Europa Lindore mbeten më kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakRudina Hajdari nuk ‘qetësohet’: Bllokova foltoren sepse aq kam në dorë, nuk mund te
Artikulli tjetërU infektua me Covid-19, Stresi tregon te verteten