Mjeku Kalo: Të gjithë bashkë kundër kësaj flame, evitojmë karantinën se pasojat i vuan populli e jo “ish-brekëgrisurit e djeshëm”

Mjeku Tritan Kalo shkruan se në këtë “kohë kovidiane” të gjithë duhet të solidarizohemi me armatën e mjekëve dhe njëri-tjetrin, për të zbatuar disa masa thelbësore që na mbrojne nga infektimi.

Advertisements

Sipas tij, ky solidarizim duhet për të shamngur dhe vendosjen e vendit në karantinë sepse atë do ta vuajë populli, dhe jo ata që ai i quan “ish-brekëgrisurit e djeshëm e milionerët e sotëm”.

“RËNDËSI PRAKTIKE për ne të gjithë ka fakti se, së bashku do të mundemi t’ja dalim mbanë përballjes me “flamën mbarëbotërore” të Sars-Cov2/Covid-19, DUKE evituar plotësisht dhe me shumë sukses një “QUARANTIN” = mbyllje 40 ditore/gjashtë javore të dytë të vendit…..”, shkruan mjeku.

Advertisements

Shkrimi i plotë:

Kohë kovidiane….7.10.2020….SOLIDARITET = SOLI-DARI-TET = Vetëm-guximtari-ja del në krye: Punës, Profesionit dhe Përkushtimit ndaj të tjerëve….Solidariteti ynë me ARMATËN e punonjësve të Shëndetsisë Publike dhe jo vetëm, për të respektuar: 1- Masat e mbrotjes individuale/Maskat që mbulojnë gojën dhe hundën njëkohësisht në mjediset e mbyllura apo aty ku ka shumë persona njëkohësisht, 2- Distancimin fizik kurdoherë kur një gjë e tillë është e mundëshme, 3- Higjenën individuale/larjen e duarve dhe higjenën kolektive të mjediseve ku punojmë, shkollohemi, shplodhemi, argëtohemi dhe jetojmë ishin, janë dhe do të mbeten tre elementë thelbësorë në vijimësinë e përballjes sonë me sfidën Sars-Cov2/Covid-19, POR edhe në solidaritet e mirëkuptim të PËRPJEKJEVE të çdominutëshme të kësaj Armate për të mbrojtur jetët tona….

A ËSHTË kjo vala e parë, e dytë, e tretë apo e katërt e Pandemisë, një gjë e tillë pak rëndësi ka në aspektin e EPIDEMIOLOGJISË FAKTIKE/REALE, rëndësi ka fakti se infeksioni nga Sars-Cov2/Covid-19 është ulur këmbëkryq prej shumë muajsh KUDO nëpër Botë, e me siguri një situatë e tillë do vijojë edhe për disa kohë …..Teorizimet le tua lëmë më shumë GJITHOLLOGËVE dhe kërkuesve të PROTAGONIZMIT përgjatë këtyre kohëve kovidiane….

RËNDËSI PRAKTIKE për ne të gjithë ka fakti se, së bashku do të mundemi t’ja dalim mbanë përballjes me “flamën mbarëbotërore” të Sars-Cov2/Covid-19, DUKE evituar plotësisht dhe me shumë sukses një “QUARANTIN” = mbyllje 40 ditore/gjashtë javore të dytë të vendit…..

JEMI vetëm NE, “il poppolo Albanese”, që do të vuajmë pasojat e saj sikundër ndodhi edhe në të shkuarën e afërt, DHE jo “ish-brekëgrisurit e djeshëm” dhe “milionerët/pasunarët e sotëm”, ndaj na takon NE dhe vetëm e vetëm NE, që të tregojmë shkallën më të lartë të KUJDESIT dhe të SOLIDARITETIT me dhe për njëri tjetrin në këtë përballje….MIRËKUPTIMI dhe BASHKVEPRIMI ndërmjet nesh janë të domozdoshme në këtë proçes….”Koha është e Maskarenjve, por Atdheu i Shqiptarëve” (A.A.)….PANIK jo dhe vetëm jo….KUJDES e DROJË po dhe vetëm po….TOGETHER for EVER!!!

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakRritet bilanci i viktimave në Itali, konfirmohen pozitivë 2677 persona
Artikulli tjetërSKAN DAL/ Prindi shqiptar i bën fëmijës testin e COVID-19 në 3 laboratorë të ndryshëm, sho kohet nga rezultatet që shikon