Ministri grek e su lmoi nga Tirana, Erdogan: Turqia do jetë makthi i Greqisë!

Presidenti i Turqisë Erdogan thotë se vendi i tij do të jetë makth i Greqisë për një kohë të gjatë. Deklarata e Erdogan vjen pas sul meve që ministri gek Nikos Dendias i bëri nga Tirana, në një konferencë që pati bashkë me kryeministrin Rama.

Advertisements

“Do të thyejmë çdo dorë që zgjatet mbi popullin tonë, të drejtat tona, mbi flamurin, tokën dhe ezanin tonë”, është shprehur presidenti turk, duke treguar dhe njëherë se vendi i tij nuk tërhiqet nga Mesdheu.

“Ata që shohin ëndrra se ne do të lëmë mënjanë çështjet gjeografike dhe do të heqim dorë nga Mesdheu, po u themi që do t’ju bëhemi makth për një kohë të gjatë. Do të thyejmë çdo dorë që zgjatet mbi popullin tonë, të drejtat tona, mbi flamurin, tokën dhe ezanin tonë. Shtete që bazohen te paratë apo ar mët e të tjerëve tani po mby ten me probleme socio-ekonomike. Ata që flasin për demokracinë në vende të tjera mbyten me pështymën e tyre dhe fshihen pas gishtit. Në rajon po prishen të gjitha ekulibrat.

Advertisements

Ne po shohim se mundësitë janë më të shumta se kërcë nimet. Por të tjerët nevrikosen sepse nuk kanë më përballë Turqinë që dikur ia mbyllnin gojën me dy fjalë dhe me standarde të dyfishta. Disa na sul mojnë me manovra politike dhe të tjerë vjellin vetëm urrejtje. Përpiqen që të na god asin nga jashtë dhe bëjnë plane për të kërkuar njerëz që mund t’i ndihmojnë. Madje këtë e thonë hapur fare. Pra po mundohen që të ndërhyjnë në vendimet tona në rrugë jo demokratike”, është shprehur Rexhep Tayyip Erdogan, president i Turqisë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakTrump-Biden, VOA: Ja si shqiptarët mund të ndikojnë në rezultatin e disa shteteve
Artikulli tjetër‘Ç’iu ke bërë buzëve? Vesa Luma ‘shkrin së qeshuri’ të gjithë me përgjigjen e saj