Stina e vjeshtës është periudha më e favorshme për t’u ftohur, por pandemia e ka vështirësuar situatën, pasi simptomat janë të ngjashme dhe mund të ngatërrohen me njëra-tjetrën.
Advertisements
Kjo i ka ndodhur edhe Almeda Abazit, e cila është detyruar të bëjë testin për Covid-19 bashkë me djalin e saj, Efehan.
“Uroj që të gjithë të jeni mirë! Siç mund ta kuptoni edhe nga zëri, unë nuk jam edhe aq mirë. Prej tre ditësh po kaloj një grip bashkë me Efehanin. Nuk ndihemi mirë, por po e kalojmë.
Advertisements
Gjatë kësaj periudhe është normale, sepse koha ndryshon dhe ftohemi. Por, për shkak të frikës nga virusi, bëmë menjëherë testin dhe rezultati ishte negativ. Pra, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar”,- u shpreh Almeda në videot që postoi në Instastory, duke ndarë lajmin e mirë me të gjithë ndjekësit e saj.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!