Me apo pa maskë? Pipero flet pasi u bë viral në rrjetet sociale: Do dal dhe kundër vetes time se ka studime kontradiktore!

I ftuar në “Historia ime”, Pipero tha se kështu siç po shkon situata me pandeminë e koronavirusit, ai është i detyruar që të dalë edhe kundër vetes së tij, pasi edhe vetë studimet që po bëhen për këtë virus, janë kontradiktore.

Advertisements

TIRANË– Mjeku Pëllumb Pipero ka sqaruar së fundmi deklaratat e tij për vendosjen dhe mos vendosjen e maskave anti-covid, në ambiente të hapura, të cilat u bënë edhe viralë në rrjetet sociale.

I ftuar në “Historia ime”, Pipero tha se kështu siç po shkon situata me pandeminë e koronavirusit, ai është i detyruar që të dalë edhe kundër vetes së tij, pasi edhe vetë studimet që po bëhen për këtë virus, janë kontradiktore.

Advertisements

“Më lejoni paraprakisht t’i kthehem një deklaratë që kam bërë muaj më parë në këtë television gjatë të cilës kam thënë që unë Pëllumbi me eksperiencë 40-vjeçare, kam qenë, jam dhe do të jem kunder maskës në mjedis të hapur, por për shkak të dëmeve që po shkakton ky virus, do të dal kundër vetes time dhe do e rekomandoja që maska të bëhet e detyrueshme edhe në ambiente të hapura. Kanë ndryshuar shumë gjëra, ka shumë studime që janë kontradiktore me njëra-tjetër. Ajo që ka ndryshuar në konceptin tim është dinamika e jetës jashtë mureve të shtëpisë, jashtë mureve të institucionit,”– tha Pipero.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPo lind një dashuri në “Për’Puthen”? Ana bën premtimin live: Për Fatjonin jam e gatshme të ndryshoj…
Artikulli tjetërReshjet e shiut rikthehen përsëri sot, si do jetë moti për ditët në vazhdim (Parashikimi)