Mbante emrin e saj/ Del në hetime dhe e dashura e Erlis Dukës, ndryshe nga Tr ejsi Sejdini… Kiara Meçe: Më mori kartën Visi i Vogël, s’e gëzova kurrë makinën

Pas verifikimit të pronësisë së mjetit, Meçe u thirr në Prokurori ku dhe pranoi lidhjen e dashurisë me Dukën. Ajo shtoi se kishte dijeni se parnteri i saj prej nëntë vitesh, kishte sjellë nga jashtë shtetit një automjet me ngjyrë të bardhë dhe e ka regjiatruar në emrin e saj, por që vetë, nuk e ka përdorur kurrë. Ndryshe nga Trejsi Sejdini, me të cilën i dashuri, ‘kapoja’ Leonard Duk, ishte treguar shumë bujar, duke dhuruar 150 mijë euro makinë, të llojit “BenzGLE”, Kiara nuk e kishte gëzuar kurrë makinën, që në fakt, figuron në emrin e saj.

Advertisements

Advertisements

TIRANË– Dosja e vr asjes së Santiago Malkos, e zbardhur ekskluzivisht nga Dosja.al ka nxjerrë në skenë edhe lidhjen intime të vëllait të kreut të Klanit Duka, Erlis Duka. Ajo është Kiara Meçe. Detaji që e nxorri në skenë emrin e Meçes ishte fakti se makina e llojit “Skoda Roommster” me targa AA275YD, që është pikasur nga kamerat e sigurisë pranë vendit ku u vra ish-polici Malko, ishte në pronësi të saj.

Pas verifikimit të pronësisë së mjetit, Meçe u thirr në Prokurori ku dhe pranoi lidhjen e dashurisë me Dukën. Ajo shtoi se kishte dijeni se parnteri i saj prej nëntë vitesh, kishte sjellë nga jashtë shtetit një automjet me ngjyrë të bardhë dhe e ka regjiatruar në emrin e saj, por që vetë, nuk e ka përdorur kurrë. Ndryshe nga Trejsi Sejdini, me të cilën i dashuri, ‘kapoja’ Leonard Duk, ishte treguar shumë bujar, duke dhuruar 150 mijë euro makinë, të llojit “BenzGLE”, Kiara nuk e kishte gëzuar kurrë makinën, që në fakt, figuron në emrin e saj.

“Nga kërkimet për dy mjetet e tjera të kqyrura nga filmimet e kamerave të sigurisë, më datë 03.09.2019, u gjet i parkuar automjeti tip “Skoda Roommster” me targa AA275YD. Tek ky mjet u morën me tamponime mostra biologjike për ekzaminim biologjik. Nga verifikimi i pronësisë së këtij mjeti, dilte me dokumentacion në pronësi të Kiara Meçes. Kjo e fundit deklaroi se ishte në dijeni se shtetasi i njohur si Erlis Duka, kishte pas sjellë një automjet nga jashtë shteti dhe se e kishte targuar atë automjet (Siç shprehet dinte që ishte një automjet ngjyrë e bardhë) me dokumentacion në emër të saj, porse këtë automjet, ajo nuk e kishte gëzuar asnjëherë. Për të marrë kartën e identitetit të saj, Erlis Duka kishte nisur tek ajo një shok të tij, të njohur prej saj si “VISI”. Më pas ajo deklaroi se “Visi” ishte Ervis Metani,”– shkruhet në materialin e prokurorisë.

Kiara Meçe ka pranuar se gjithashtu ka pasur njohje me të akuzuarin Blendi Teta.

“Kiara Meçe pranon lidhjen e saj prej 8-9 vitesh me të hetuarin Erlis Duka. Pohon njohjen e Aleksandër Maxhakut si kushëri i Leonard e Erlis Dukës dhe njohjen me të akuzuarit Blendi Teta,”– shkruhet në materialin tjetër të prokurorisë.

Në këtë mjet, është gjetur një gjurmë gjurme gishti të formuar nga gishti i madh i dorës së djathtë të Ilir Festim Selmanit, që provon dhe vërtetësinë e deklaratave të Blendi Tetës.

Vr asja e Santiago Malkos

Ish-polici Santiago Malko u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit 2019 në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë, në makinën e tij tip “BMW X5”. I skeduar për një sërë ngjarjesh kriminale, Malko kishte hyrë edhe në administratën shtetërore. Dosja.al zbuloi skandalin, se Malko ka qenë pjesë e Inspektoriatit të Mjedisit dhe Pyjeve, ku ka punuar si inspektor edhe pse ka qenë i shpallur në kërkim. Për vr asjen e Malkos, prokuroria akuzon 8 persona, ku në krye të grupit janë dy vëllezërit Duka, Leonardi dhe Erlisi. Klani Duka, i akuzuar për vr asjen përbëhet nga: Leonard Duka, Erlis Duka, Ilir Selmani, Oltian Loga, Ervis Metani, Fatmir Hyseni, Dritan Agaj, Aleksandër Maxhaku dhe Xhoni Nica.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNë kërkim të autorit të vr asjes së Bujar Çelës! Blindohet Elbasani, policia futet në veprim, nis kontrollet tek çdo makinë
Artikulli tjetër“Edhe pse e spërkas me ujë, prapë nxehtë është”/ Denoncimi i familjes Veseli në Kurbin që jetojnë në çadër pas tërmetit: Askush nuk na ka thënë se çfarë do të bëhet me shtëpinë