Lori Hoxha feston 27-vjetorin e lindjes mes të ftuarve VIP dhe këngëtarëve, urimi prekës i të motrës dhe pamje nga party

Trashëgimtarja e Top Channel, Lori Hoxha, ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen ku mbushi plot 27 vite.

Advertisements

Urimet për bukuroshen kanë qenë të shumta, por urimi që emocionoi jo vetëm Lorin por edhe ne lexuesit ishte i motrës së saj Sarës.

Sara i ka bërë një dedikim me fjalë të veçanta duke e shoqëruar me një foto nga fëmijëria e tyre.

Advertisements

“Ka qenë një rrugë e çmendur, shoqja ime! Të dua shumë! Gjithmonë bashkë, do t’ia dalim pavarësisht çdo vështirësie!”- shkruan Sara në postim.

Padyshim që nuk mund të mungonte dhe një festë mbresëlënëse për ditëlindjen e blogeres, e cila ka ndarë me të gjithë ne disa pamje speciale nga festa e saj ku nuk kanë munguar edhe këngëtarët si: Eneda Tarifa, Elvana Gjata, Klajdi Haruni, Flori Mumajesi etj.

Gjithashtu blogerja ka postuar në llogarinë e saj të Instagramit duke fryrë qirinjtë e cila e ka shoqëruar me disa fjalë emocionuese.

“I mbijetova 9862 ditëve në këtë tokë. mirënjohës për të gjitha pengesat, rikthimet, ngritjet, uljet, buzëqeshjet dhe lotët. Gjithçka pres eshte një udhëtim tjetër rreth diellit dhe faleminderit për udhëtimin së bashku”- shkruan Lori Hoxha në postimin e saj.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakHabit 73-vjeçarja, zbulon si e parashikoi Baba Vanga koronavirusin: Ja çfarë më tha!
Artikulli tjetër“Ik se të th eva brinjët”, dentisti i heq pacientes nervat e 28 dhëmbëve