‘Largim masiv i trurit’, Meta thirrje klasës politike: Kjo mund të jetë fatale, duhet të ndalojmë menjëherë shpopullimin e vendit

Kreu i shtetit i bën thirrje klasës politike që të ndalohet menjëherë shpopullimi i vendit. Ai thekson se nga Shqipëria po largohet “truri”, pra intelektualët.

Advertisements

TIRANË- Presidenti Ilir Meta nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale thekson se emigrimi në përgjithësi, i të rinjve dhe intelektualëve në veçanti, po merr gjithnjë e më shumë tiparet e largimit masiv.

Për këtë fenomen që sipas tij mund të jetë fatal për vendin, ai i bën thirrje klasës politike, që rikthejë besimin te të rinjtë, për një të ardhme europiane. Kreu i shtetit thekson se duhet të ndalohet menjëherë shpopullimi i vendit.

Advertisements

Reagimi i parë:

Migrimi në përgjithësi, i të rinjve dhe intelektualëve në veçanti, po merr gjithnjë e më shumë tiparet e LARGIMIT MASIV TË TRURIT, kostoja e të cilit mund të jetë FATALE për vendin dhe kombin në të ardhmen.
Duhet një REFLEKTIM nga e gjithë klasa politike dhe shoqëria jonë, për t’i thënë NDAL SHPOPULLIMIT TË SHQIPËRISË, rikthimit të besimit në radhë të parë tek të rinjtë dhe të rejat për TË ARDHMEN EUROPIANE të vendit tonë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakU shkarkua pasi lejoi fejesën në anijen ushtarake/ Artur Meçollari padit Shtabin dhe Ministrinë e Mbrojtjes: Gjithçka ndodhi pas telefonatës nga eprorët
Artikulli tjetërProdukti ushqimor që rrit mërzinë dhe depresionin, si ta shmangni