Kryeministri Edi Rama është pyetur sot nga gazetaret për progres-raportin e Bashkimit Europian dhe për faktin nëse vendet skeptike kanë ndryshuar mendje për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Advertisements
Në një konferencë të përbashkët me komisionerin për Zgjerimin, Oliver Varhelyin, kreu i qeverisë tha se nuk mund të bëjë parashikime, ndërsa shtoi se dinamika i bën vendet ta shohin ndryshe çështjen e Shqipërisë.
Mes të tjerash ai nuk i kurseu batutat, ndërsa theksoi se tashmë ishin përgatitur disa herë të bënin dasmë dhe dasmorët nuk i kishin ardhur, për ulje në tryezën e parë ndërqeveritare.
Advertisements
“S’kam gjë të re në këtë aspekt. S’e besoj se Finlanda, Suedia, apo shumë vende të tjera të BE janë më pak të ndjeshme se sa Holanda, kur vjen puna tek krimi, korruipsioni.
Ka një dinamikë të brendshme në vende të ndryshme dhe kjo dinamikë i bën ato që e shohin ndryshe. Është legjitime, unë nuk bëj parashikime. Unë shpresoj që të vazhdojmë duke u ulur në konferencën e parë ndërqeveritare.
Hapja e negociata është dakordësuar me të gjithë. Ne kaq shumë u mësuam duke u përgatitur për dasma, dhe krushqit nuk na erdhën. Sa tani i kemi lënë përgatitjet për dasma. Nëse do na thërrasin, ne gati jemi të veshur, do ulemi të vazhdojmë punën.”, tha Rama.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!