Koronavirusi shkakton “paralizë” në spitalin e Matit. Mbyllen tre reparte pasi…

Rritet fluksi i personave që preken nga Covid-19 në bashkitë Mat e Klos, duke paralizuar edhe institucionin e Spitalit Bashkiak Mat, apo zyra të Bashkisë Klos.

Advertisements

Burime të sigurta informacioni pranë NJVKSH Mat flasin për të paktën tre mjekë të Spitalit Bashkiak Mat që kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 dhe 4 personel bluzash të bardha që janë të karantinuar. Kjo ka bërë që të paralizohen të paktën tre reparte të shërbimit parësor shëndetësor në këtë spital, ai i kirurgjisë, i ORL-së dhe i Pediatrisë.

Shifra aktuale e qytetarëve të prekur nga koronavirusi në bashkinë Mat ka shkuar në 11.

Advertisements

Por edhe në bashkinë Klos janë 9 persona pozitivë me sëmundjen e shkaktuar nga Sars/Cov-2. Madje në këtë bashki virusi korona ka prekur edhe punonjës të aparatit bashkiak, duke paralizuar deri diku sektorë të veçantë të saj.
Informacionet e siguruara nga burimet tona flasin për një situatë të rënduar në bashkinë Mat e Klos nga përhapja e Covid-19.

Nga ana tjetër, zbatimi i masave të parashikuara nga protokolli i sigurisë antiCovid kërkohet të vihet në jetë nga të gjithë qytetarët për ndalur përhapjen e kësaj sëmundjeje misterioze. Kryesorja qytetarët që rezultojnë me shenja të Covid-19 duhet të telefonojnë menjëherë në numrin e urgjencës kombëtare 127 ose mjekun e familjes dhe të vetëkarantinohen deri në marrjen e tamponit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakFëmijët nga Siria nesër në shtëpi! Rama nga Libani: Kemi qenë me zemër të ngrirë deri në momentin e fundit! (flet edhe për Eva Dumanin)
Artikulli tjetërInfektohen 3 mjekë në spitalin e Matit, mbyllen tre reparte të shërbimit shëndetësor