Koronavirusi mbyll institucionet arsimore në Elbasan, Durrës dhe Kamëz, një prej drejtorëve përfundon në spital, në gjendje të rëndë

Mësohet në Durrës kanë rezultuar pozitivë tre tre punonjës të zyrës arsimore të qytetit. Ndërkohë, kontakteve më të afërt të tyre u janë marrë tamponët dhe pritet dalja e rezultateve.

Advertisements

TIRANË– Koronavirusi ka hyrë në zyrat arsimore duke bërë që në tre vende të Shqipërisë, këto zyra të mbyllen. Mësohet në Durrës kanë rezultuar pozitivë tre tre punonjës të zyrës arsimore të qytetit. Ndërkohë, kontakteve më të afërt të tyre u janë marrë tamponët dhe pritet dalja e rezultateve.

Në Elbasan janë konfirmuar pozitivë për Covid-19 tre mësues dhe një nxënës në gjimnazin “Kostandin Kristoforidhi”. Nuk dihet se si do të vijojë mësimi në këtë gjimnaz. Ndërsa në Kamëz, është infektuar drejtori i zyrës arsimore.

Advertisements

Ky i fundit, është shtruar në spital në gjendje të rëndë. Ministria e Shëndetësisë raportoi se gjatë 24 orëve të fundit, kanë ndërruar jete 4 qytetarë dhe janë infektuar 168 të tjerë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakShqiptarët bëjnë çudira kudo! Aida pikaset nga mediat italiane, prezanton ‘KURËN’ ndaj COVID-19: Pak raki dhe çohesh në këmbë!
Artikulli tjetërRekord infektimesh me Covid. Ja çfarë thonë ekspertët e OBSH për një mbyllje të dytë