Kombëtarja shqiptare do të luajë të dielën përballë Kazakistanit në sfidën e vlefshme për Ligën e Kombeve. Në prag të ndeshjes, tekniku italian Edi Reja tha se skuadra është gati për një fitore, edhe pse mungesat mund të ndikojnë jo pak në lojën e skuadrës.
Advertisements
TRAJNERI I KOMBËTARES SHQIPTARE
“Ne nuk duam të humbasim dhe kërkojmë që të luajmë mirë. Sigurisht që është e rëndësishmja fitorja pasi kemi lënë pikë dhe jemi favoritët e grupit.”
Advertisements
Reja tha se e kanë studiuar mirë kundërshtarin dhe e di mirë piken e dobët.
“Kombëtarja e Kazakistanit është shumë e organizuar, sidomos në mbrojtje. Luajnë shumë në krahë, përdorin formacionin 3-4-3 dhe është fizikisht në gjendjen e duhur, duke përdorur shpeshherë edhe teknikën. Do të veçoja nga kjo Kombëtares Islamkhan që lidh tërë lojën e skuadrës. Kanë pesë mbrojtës dhe katër mesfushorë, pra i mbulojnë zonat mirë. Por ka një problem për faktin se nuk ka mbrojtës të shpejtë. Shpresojmë se krahët tanë do të jenë në gjendje ti shfrytëzojnë ato zona.”
I pranishëm në konferencën për shtyp ishte dhe kapiteni i skuadrës Etrit Berisha qe megjithëse vlerësoi një kundërshtar si Kazakistani u shpreh se skuadra do të hyjë në fushë vetëm për fitore .
“ Nuk kam shumë informacion, por e di që ka shumë ekipe të mira në Kazakistan. Për shembull, Astana, e cila luan në Europa League. Ne jemi të përgatitur mirë për këtë ndeshje, e dimë që kundërshtari ka një sulm shumë të mirë. Sipas mendimit tim, Shqipëria mbetet favoritja e grupit, por loja kundër Lituanisë tregoi se të gjithë kundërshtarët janë mjaft të fortë, kështu që ne duhet të tregojmë klasin tonë. Ne duhet të bëjmë një ndryshim në grup në ndeshjet e ardhshme.”
Shqipëria do te luaj nesër në Kazakistan, ndërsa 3 ditë më vonë do të përballet me Lituaninë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!