Infektohet me koronavirus deputeti shqiptar, ja si është gjendja e tij

Deputeti i PDK-së në Kosovë, Uran Ismaili, është infektuar nga koronavirusi së bashku me gruan dhe vajzën e tij.

Advertisements

Lajmin e ka ndarë vetë ai në facebook, ku tregon se i janë nënshtruar testit të Covid pas simptomave që kishte shfaqur vajza.

Ndërkohë djali për fat të mirë ka rezultuar negativ. Deputeti tregon se janë vetëizoluar në banesë dhe do të qëndrojnë të mbyllur derisa ta kalojnë sëmundjen.

Advertisements

“Pas disa simptomave të paraqitura te vajza Uma, dhe pas nënshtrimit të testit për Covid-19, unë, bashkëshortja Arizona dhe vajza Uma rezultuam pozitivë, ndërsa djali Omeri negativ. Normalisht, sapo morëm rezultatet, u vetë-izoluam dhe do të qëndrojmë të mbyllur derisa ta kalojmë tërësisht këtë përballje me virusin. Duke u lutur për të gjithë të infektuarit që ta kalojnë pa probleme të mëdha këtë sfidë, shpresojmë që me ndihmën e Zotit edhe familja jonë ta kalojë lehtë. Ju lutem, mbani maskat, kujdesuni për higjienën dhe ruajeni distancën, që ta mbroni veten dhe të tjerët.”, njofton ai.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakIsh-kryeministri Berisha feston ditëlindjen, publikon foton me bashkëshorten, ja cfare shkruan
Artikulli tjetërStudim i ri/ Çfarë dimë për imunitetin ndaj Coronës, ekzistojnë deri tani 5 raste të riinfektimit