‘I varfër shkoja te beu, e i nginjur kthehesha’/ 102 vjet pa penën e shquar, kush të mundet, me një lule le t’ia zbukurojë vendprehjen. Mos ta harrojmë Naim Frashër Shqipërinë!

Fatlum në mes të një vëllazërie që rrallë shekujt u falin kombeve, i verbër si një Homer kur bëhej fjalë për begatinë e tij të përveçme, por vizionar e vështrimkthjelltë kurdoherë për të mbrothësuar gjithë një komb, Naim beu, u bë guri e gjoksi ku vunë kokën, u prehën, u burrëruan e nxunë, të gjithë ata qe iu mveshën veprës emancipuese rilindase.

Advertisements

NAIMI është mbase i vetmi që s’ka nevojë t’ia thuash mbiemrin për t’ia ndjerë hijen në formë Shqipërie të të afrohet sapo e zë me gojë!

« Sikur të shoh, i tmerrshmë Frashër,
Tek po mban zi përgjithmonë,
Ti: më besniku trashëgonjës
I dashuris’ së vendit t’onë », shkruan Lasgushi për të, poetin e poetëve, që
120 vjet si sot mbylli sytë në Këzëll-Toprak të Stambollit, pas një jete të urtë e butë, pa salltanete e pa tjetërsend veç lotit të fjalës për Shqipërinë.

Advertisements

S’është as rastësi e as çudi, që një ndër faqet më të bukura e më të ndjera që ka lënë vesveliu i madh Faik bej Konica i përket Naimit, pas vdekjes natyrisht:

« Treqind shqiptarë të anës kombëtare, ndër të cilët edhe të krishterë, e shpunë në vend të fundmë. Treqind veta e përcuallnë, e armiqtë, duke parë këta burra të latshmë që shkonin muarrnë vesh se ky njeri diç gjë të re kish bërë në Shqipëri. Edhe ne i falemi me mall e me nder këtij atdhetari të pavdekur! »
I detyrohemi atij që Sevasti Qiriazi e quante « magnet dashurie », bindjen për epërsinë e qytetërimit dhe qytetarisë mbi çdo tërheqje, rrëmbim apo arrogancë vetëkënaqësie kalimtare.

Zemërmadh e i paanë në dhuntinë e tij përnjimend hyjnore, ky i dërguar « nga fron’i lart i Perëndisë, si engjëll i Marisë, me frymë të shenjtëruarë », u bë njësoj at shpirtëror dhe gur themeli i bektashizmit shqiptar dhe një uratë e gjallë « Përpara Krishtitë », orakull i vërtetë për vëllazërimin tonë, për atë që ai vetë e quante « besën tonë të shenjtëruarë ».

Fatlum në mes të një vëllazërie që rrallë shekujt u falin kombeve, i verbër si një Homer kur bëhej fjalë për begatinë e tij të përveçme, por vizionar e vështrimkthjelltë kurdoherë për të mbrothësuar gjithë një komb, Naim beu, u bë guri e gjoksi ku vunë kokën, u prehën, u burrëruan e nxunë, të gjithë ata qe iu mveshën veprës emancipuese rilindase.

«I varfër shkoja te Naim beu e i nginjur kthehesha; i dëshpëruar shkoja tek ai e i mbushur me shpresë e lija », thuhej rëndom prej atyre që kishin fatin të piqeshin me të. Ja vlen që sot, në këtë 120 vjetor të kalimit të tij në amshim, ta kujtojmë me mirënjohje birnore këtë At në atdhedashuri e qytetari. T’i lexojmë një copëz nga vepra madhështore, t’i kundrojmë një fotografi të atij vështrimi të dlirë e ndriçues, t’i falim një uratë, t’i ndezim një qiri. Kush të mundet, me një lule le t’ia zbukurojë vendprehjen.

Mos ta harrojmë Naim Frashër Shqipërinë!
Si në të gjallë, si në të vdekur, Naimi, «Omir’i Shqipërisë » vepra e tij monumentale letrare, u ushqyen e vijojnë t’u ushqejnë shqiptarëve ndjesinë e njësisë kombëtare! Por jo vetëm.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakZhd ukja e shqiptares në Greqi, dëshmitarët: E kemi parë në rrugë duke qa rë, i ra të fikët
Artikulli tjetërGjithmonë ka zgjidhje për problemet, shenjat që sot do të triumfojnë/ Horoskopi 21 tetor 2020