Oficeri i policisë Eduart Hasani ka shprehur fotot në telefonin e tij dhe më pas ia ka shpërdarë kolegut të tij, Edvin Gjyli.
Advertisements
ELBASAN– Fotot e arsenalit të ar.mëve, të gjetura në magazinën e një karburanti në Papër, kanë dalë nga telefoni i oficerit të policisë Eduart Hasani. Burime nga dosja hetimore, e siguruar nga gazetari Elton Qyno, bëjnë me dije se Hasani ka shprehur fotot në telefonin e tij dhe më pas ia ka shpërdarë kolegut të tij, Edvin Gjyli. Nga hetimet e bëra nga Prokuroria e Elbasanit, rezulton se fotografitë janë shkrepur në datën 2 korrik 2019.
SI NISI OPERACIONI NË PAPËR TË ELBASANIT:
Advertisements
Gjithçka nisi në mëngjesin e 1 korrikut të vitit të shkuar, kur oficeri i policisë Mariglen Duçi, është thirur në telefon nga shefi i komisariatit të policisë Elbasan, Emiljan Pashaj, i cili i ka kërkuar vartësit të tij që të shkonte tek zyra e zv/drejtorit të policisë Elbasan, Alban Çela. Me të shkuar në zyrë, Duçi u ngarkua me detyrën që të dërgonte dy specialistë tek pika e karburantit për të ushtruar një kontroll blic. Si të zgjedhurit e tij për të çuar deri në fund porosinë, Duçi zgjodhi dy efektivët Edvin Gjyli dhe Erion Çekrezi. Në karburant, të dy nuk gjendën asnjë objekt të dyshimtë, ndaj dhe vendosën që të “hidhnin një sy” edhe tek pika e karburantit përballë, e cila edhe pse ishte në pronësi të të njëjtit pronar, nuk ishte funksionale. Pikërisht në këtë godinë “të braktisur”, u gjet edhe arsenali i armëve luftarake të kalibrave të ndryshëm. Me të gjetur “thesarin”, dy efektivët kanë telefonuat shefin e tyre, Mariglen Duçin, i cili e ka shpërndarë lajmin tek eprorët e tij.
SAGA E FOTOGRAFIVE:
Duçi bashkë me shefin e komisariatit kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe u është lënë porosi: Mos bëni asnjë fotografi! Por mesa duket rregullat janë bërë për t’u thyer dhe kështu ka vepruar edhe Eduart Hasani. Të nesërmen në datën 2 korrik, dy kolegët kanë vijuar punën e tyre me armët. Në punë e sipër, Eduarti, nëpërmjet telefonit celular i ka bërë tri foto me dy armë të ndryshme kolegut të tij, Edvin Gjyli. Dy nga fotot e bëra ishin shkrepur pa ia fokusuar fytyrën dhe në foton tjetër po. Dy foto pa fytyrën e Edvin Gjylit, Hasani ia ka dërguar shokut në aplikacionin “Whatsapp” dhe më pas ia kanë nisur për shaka edhe shefit të Krimeve, Mariglen Du
Pasi kanë mbaruar punë në terren, Edvin Gjyli, Eduart Hasani dhe Mariglen Duçi janë takuar në lokalin “Story”, ku edhe janë takuar me Bilal Semanaj, shefin e komisariatit të Cërrikut. Ky i fundit është ulur me ta dhe teksa po diskutonin mbi ngjarjen e ndodhur, kishin nisur të flisnin edhe për fotot me armë. Semanaj ka parë në telefonin e Eduartit fotografitë e armëve dhe i ka kërkuar që t’ja dërgojë në nurmin e tij. Më pas, telefon më telefon, fotot 7 ditë pasi u shkrepën u publikuan kudo në media.
Ndërkohë që tani pasi një viti, efektivi Eduart Hasani është njohur zyrtarisht me akuzën dhe pritet që brenda pak ditësh dosja t’i dorëzohet gjykatës për të marrë vendimin përfundimtar. Ndërkohë që akuzë është ngritur edhe për zyrtarin tjetër, Edvin Gjyli, por duke marrë parasysh faktin që ai po hetohet për vepra të tjera penale, dosja për të u veçua.
RENEA zbarkoi në Elbasan më datë 1 korrik, një ditë pas vr.asjes së 22-vjeçarit Klevi Baho dhe pl.agosjes së Aldo Bahos, gjeti një arsenal me ar.më të softistikuara. Lajmi u bë publik më datë 9 korrik dhe kjo gjë erdhi pasi dy efektivët e nxorrën informacionin. (Shiko këtu) Ngjarja ndodhi në ambjentet e karburantit “Eldio Petrol”, ku krejt rastësisht u gjet edhe baza e ar.matimit. Për këtë ars.enal të madh ar.mësh u shpall në kërkim dhe më pas u vetëdorëzua Ilir Beko, pronari i karburantit “Eldio Petrol”, i cili momentalisht vijon të jetë nën hetim.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!