Hajdari: Listat të hapen 100%. S’ka centimetër pas!

Deputetja Rudina Hajdari thotë se PS dhe të gjithë aktorët e tjerë politikë që e kanë seriozisht nismën për hapjen e listave, duhet të kërkojnë hapjen 100% të tyre.

Advertisements

Duke folur për mediat sapo ka dalë nga Këshilli Politik, Hajdari u shpreh se bashkë me kolegët e opozitës parlamentare duhet të bojkotojnë mbledhjet në mënyrë që propozimi i tyre për lista 100% të hapura të merret në konsideratë.

“Ne duhet të vazhdojmë ti bëjmë thirrje PS që të hapen listat 100%. Nuk e devijojmë dot këtë debat që në thelb kërkon të negociojë me sovranitetin e popullit. Sovraniteti i popullit është në parlament dhe parlamenti i ardhshëm duhet të jetë më i përgjegjshëm. Nuk ka centimetër pas. Unë ftoj kolegët e opozitës parlamentare që të bojkotojmë çdo mbledhje që të futet në diskutim propozimi ynë për lista 100% të hapura”, tha Hajdari.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNënat e fuqishme zbulojnë trupin e shk atërruar pas lindjes: Nuk ka asgjë të keqe të… (FOTO)
Artikulli tjetër“Be teja” me epitete dhe batuta/ Rama, Basha dhe Meta flakë për flakë 6 muaj para zgjedhjeve