Një nga gazetarët e pranishëm në konferencën e përbashkët të kryeministrit Edi Rama me ministren e Jashtme të Suedisë, Ann Linde, pyeti për qëndrimin e Suedisë për ligjin e medias dhe azilkërkuesit atje. Linde tha: Ka patur disa kërkesa të pabazuara për azil, por është e drejta ndërkombëtare që jep të drejtën për azil. Suedia është mbrojtëse e lirisë së mediave. Qeveria të konsultohet me shoqërinë civile dhe gazetarët.
Advertisements
Por kryeministri Edi Rama, nuk e pranoi pyetjen, duke korrigjuar gazetaren e cila në prezantim tha se “raporti i OSBE vuri në dukje ligjin për mediat”, duke i thënë se “si gazetare, mos gabo me një ministër të Jashtëm OSBE-në me Bashkimin Evropian”. Më tej, Rama siguroi: Ligji do të kalojë jo për tu mbyllur gojën gazetarëve, por që të gjithë të flasin dhe ata që janë pre e sulmeve të kenë mundësi të mbrohen.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!
Advertisements