Rritja e rasteve me koronavirus ka detyruar Britaninë e Madhe të rikthejë karantinën dy javore për çdo udhëtar që futet në territor. Vendimi u njoftua nga qeveria britanike.
Advertisements
“Masa, që gjithashtu ka të bëjë me Vatikanin dhe mikroshtetin e San Marinos, do të zbatohet nga ora 03:00 GMT të dielën dhe do të vlejë për të gjithë Britaninë e Madhe dhe jo vetëm për Anglinë”, shkroi në Twitter ministri britanik i Transportit, Grant Shapps.
“Nga ana tjetër, personat që vijnë nga Kreta në Angli nuk do të kenë më nevojë ta kryejnë këtë detyrim 14-ditor”, shtoi ministri.
Advertisements
Personat që nuk e respektojnë këtë karantinë dyjavore do të gjobiten me deri në 11 000 euro në rast se shkelja përsëritet.
Britania e Madhe, vendi europian më i prekur nga virusi, me më shumë se 43 000 vdekje, po përjeton një vale të dytë të COVID-19.
Sllovenia vendos karantinë, rekordi i zi mbyll qytetet
Nga ana tjetër Sllovenia, prej kësaj të premteje do të fusë karantinën në shtatë nga 12 rajone në Slloveni, në mënyrë që të parandalohet përhapja e virusit Covid-19.
Dekreti që ndalon mbledhjen e më shumë se 10 personave në vende publike ose private në Slloveninë qendrore, Gorenjska, Koroska, Zasavje, Posavje, Savinjska dhe pjesa juglindore e Sllovenisë ka hyrë në fuqi në mesnatë.
Një masë e tillë u prezantua në këto rajone pasi në dy javët e fundit, një mesatare prej 140 banorësh për 100,000 kontraktuan virusin COVID-19.
Ministri i Brendshëm Ales Hoys tha në një conference për shtyp se banorët e këtyre rajoneve nuk do të lejohen të largohen nga rajoni ose të largohen gjatë periudhës së karantinës, me përjashtime të caktuara si shkuarja në punë, vizita te mjeku, dhënia e ndihmës për të afërmit.
Hoys shtoi se do të lejohet vizita në varreza, pjesëmarrja në funerale si dhe tranziti nëpër rajone.
Gjithashtu, ai tha, në ato rajone, është e detyrueshme mbajtja e maskave jashtë, me përjashtim të fëmijëve deri në gjashtë vjeç.
Në rajonet e prekura nga karantina, ndodhen 117 nga 212 komuna që janë gjithësej, si dhe qytetet si Lubjana, Kranji dhe Cele, ndërsa Maribori dhe Kopri nuk mbulohen nga vendimi.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!