Një vajzë nga Kanadaja është tmerruar kur ka parë se fustani i ëndrrave të saj nuk dukej aspak si ai që kishte porositur.
Advertisements
23-vjeçara Meaghan Taylor, e bleu fustanin e nusërisë për 100 dollarë nga një shitëse në platformën “Ëish”. Por fustani i bardhë që i mbërriti në shtëpi nuk kishte asnjë lidhje me atë që kishte parë në fotografi, raporton “The Sun”.
Taylor, nënë e një djali 3-vjeçar e cila ka planifikuar të martohet verën tjetër me të fejuarin 30-vjeçar, Keith Reid, është shprehur se mbeti e zhgënjyer nga porosia.
Advertisements
“Isha e tmerruar! Më iku mendja! Por në të njëjtën kohë fillova të qeshja.
I telefonova shitëses dhe i thashë të më kthente paratë mbrapsht. Nuk pranoi! Më kërkonte t’ia ktheja bashkë me kutinë me të cilën më kishte ardhur fustani, por unë nuk e kisha më.
Më pas i thashë se më shkatërroi dasmën, sepse po prisja të më vinte fustani që kisha parë në foto”,- tha ajo.
Pas ca kohësh mësohet se shitësja e ka rimbursuar 23-vjeçaren.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!