I dërguari i Top Channel në Liban, gazetari Muhamed Veliu raporton se janë sjellë në Beirut nga kampi Al Hol në Siri, Floresha Rasha gruaja dhe fëmijët e saj Amar Rasha, Emel Rasha dhe Hatixhe Rasha.
Advertisements
Po ashtu edhe djali i familjes Dumani, Endri Dumani. Ata do të udhëtojnë nesër drejt Shqipërisë. Ndërkohë vetë kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Liban për të sjellë në shtëpi 4 fëmijët dhe gruan.
Kryeministri Edi Rama i pyetur nga gazetari Muhamed Veliu tha se: Jam i lehtësuar sepse ky ishte një operacion i komplikuar më vjen mirë që ia dolëm, kam kontaktuar dhe me drejtuesit e operacionit dhe gjeneralin e që kanë shumë merita në këtë proces. Falenderoj dhe drejtorin e antiterrorit që për 30 ditë ka bërë përpjekje të vazhdueshme , po ashtu edhe konsullin këtu për lidhjet që janë jo aq të lehta, sepse në këtë proces ishin shumë faktorë.
Advertisements
Bashkë me fëmijët tani do kthehemi në Tiranë. Kemi ngritur rrjetin e nevojshëm për t’i trajtuar më kujdes.
E ëma e fëmijëve të vegjël është në gjendje të vështirë ka plagë në trup, por do vij me ne. E rëndësishme se ky operacion i hap rrugën fazës tjetër.
Tani presim sinjalin e fundit për të marrë dhe të tjerët.
Eva është mirë, por janë të komplikuara informacionet.
Cfarë ndodh më pas?
kemi një strikturë që është e oraganiaur nën masa sigurie, psikologëm, mjekë për ët bërë analizat, do shohim si do zhvillohen gjërat.
Faza e dytë?
Pjesa më e vështirë, për të nxjerrë pengjet, është që nuk mund të flasësh, informosh, sepse konfidencialiteti është baza në këtë proces. Nuk është një ndërveprim me një faktor por me shumë. Më vjen mirë të them se ne nuk kemi qenë në gjumë, tani unë nuk mund të flasë për më shumë.
Edhe për këta fëmijë deri në momentin e fundit kemi qenë më zemër të ngrirë, ka pasur dy-tre momente te vështira në këtë operacion.
Vijon…
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!