Veliaj i quan këta Oligarkë, që është një term i përdorur nga opozita politike dhe mediatike. Ky term përcakton një grup të vogël njerëzish që kontrollojnë ekonominë dhe politikën njëkohësisht, duke i vënë politikat në shërbim të interesave të tyre ekonomike.
TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, i është përveshur aq shumë fushatës, sa duket sikur ka bashkuar edhe atë të 30 qershorit 2019, ku mori mandatin formalisht, me votime pa opozitën. Rreth 7 muaj përpara zgjedhjeve, “Lali” ka nisur sërish pa opozitën, ose më mirë, po bën edhe opozitën edhe maxhorancën vetë. Jo vetëm se krenohet me heqjen e taksës për biznesin e vogël që është vjedhur nga propozimet e opozitës. Kjo është një vjedhje e qëllimshme, që e ka bërë Rama dhe e reklamon Veliaj. Ai, për zakon, ka vjedhur pa qëllim, epitetin “Oligark” që përdor opozita për biznesmenët e preferuar të Qeverisë dhe Bashkisë.
Advertisements
Ndërkohë oligarkët paguajnë 10 herë sot në Bashkinë e Tiranës krahasuar me gjumvitet!”, shkruan Veliaj në Facebook. Për ta bërë më të thjeshtë fjalinë po e fillojmë nga fundi. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, quan “gjumvite”, 4 – vjeçarin e Lulzim Bashës në krye të Bashkisë. Quan 10 herë më shumë taksa, ato që paguajnë ndërtuesit e mëdhenj për ndërtimet që kanë zaptuar Tiranën pa asnjë kriter. Sigurisht, duke ndërtuar më shumë, do të paguajnë më shumë. Po nuk është ky thelbi.
Veliaj i quan këta Oligarkë, që është një term i përdorur nga opozita politike dhe mediatike. Ky term përcakton një grup të vogël njerëzish që kontrollojnë ekonominë dhe politikën njëkohësisht, duke i vënë politikat në shërbim të interesave të tyre ekonomike.
Advertisements
Për shembull, kur thuhet që nuk do japim asnjë leje ndërtimi (premtimi i Veliajt në fushatën e parë dhe të fundit për bashkinë), oligarkët shqetësohen.Por kur vjen në krye të Bashkisë dhe u nxjerr gjuhën qytetarëve, duke u thënë “ju gënjeva” dhe lëshon leje ndërtimi pa kriter në Tiranë, atëherë oligarkët të vlerësojnë me të gjitha mjetet.
Aq më tepër pastaj kur je i vendosur, si Lali Eri, për të shkatërruar edhe Parkun Kombëtar të Liqenit Artificial, duke e ditur që po shkel ligjin dhe mund të përfundosh në burg. Atëherë oligarkët janë gati të paguajnë edhe më shumë se 10-fishin. Po pse t’i marrë të gjitha Bashkia, asaj i mjafton 10- fishi.
Si përfundim, tani ka vetëm një njeri në Shqipëri që nuk e pranon ekzistencën e oligarkëve, ai është Edi Rama. Duket se kryeministri ka mbetur në opozitë pasi bashkëpunëtori i tij më i ngushtë bëri “outing” sot.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!