E trishte! Humb betejën me COVID-19 mjeku i njohur, prej 9 ditësh ndodhej në terapi intesive

Humb betejën me COVID-19 mjeku Esat Pashaj. Mësohet se 72-vjeçari kishte 9 ditë që ndodhej në terapi intesive në spitalin Infektiv.

Advertisements

Mjeku i njohur mbaroi studimet e larta në mjekësi dhe punoi për shumë vite në Spitalin e Skraparit, ku mbante edhe detyrën e nëndrejtorit të këtij spitali. Po kështu, ai ishte edhe anëtar i Këshillit Bashkiak të këtij qyteti.

Pak ditë më parë humbi jetën pas infektimit me COVID-19 edhe mjeku Agron Menzelxhiu. Sakaq pas infektimit me COVID-19 kanë humbur jetën edhe mjekët Anibal Byberi, Arjan Pushi dhe Hysni Shkaju. Ky i fundit kishte një eksperiencë 40-vjeçare si mjek, por nuk mundi të shpëtonte, pasi vuante dhe nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Advertisements

Ndërkohë në Shqipëri rëndohet çdo ditë bilanci i COVID-19. Ministria e Shëndetësisë njoftoi një ditë më parë se kanë humbur jetën edhe 4 pacientë të tjerë dhe janë konfirmuar edhe 149 raste të reja. Numri total i viktimave ka shkuar në 396.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Kur do ta th yesh qafën e të zhdukesh?/ Qytetarët “mas akrojnë” Ramën me komente, ja si u pergjigjet kryeministri
Artikulli tjetërQeveria franceze ngre alarmin/ Nga e marta mbyllen baret. Ja masat e reja kufizuese