Sinoptikani Akil Osmani ka sqaruar se si do të jetë moti në javën e fundit të muajit Tetor. Duke folur për Fax News, Osmani tha se deri të mërkurën, vendi do të jetë i përfshirë nga reshjet e shiut sidomos Veriu i Shqipërisë, ndërsa përmirësimi i kushteve atmosferike do të fillojë nga dita e Enjte.
Advertisements
“Dita e sotme dhe e nesërme pritet që të ketë prezencë të vranësirave në territorin shqiptar duke bërë që të gjenerojnë dhe reshje të pakta shiu, kryesisht këto reshje ditën e nesërme do të jenë të fokusuara në zonat veriore. Vranësirat do të jenë prezente edhe gjatë ditës së mërkurë ndërsa e enjtja dhe ditët në vijim sjell një përmirësim të kushteve të motit duke bërë që në territorin të shumtë të kemi mbizotërim të motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta të cilat do sjellin dhe reshje të karakterit lokal në zonat malore”, tha Osmani.
Sinoptikani shtoi se reshjet do të jenë më së shumti në formën e vesës, ndërsa në zonat malore nuk do sjellin problematika se do të jenë të izoluara.
Advertisements
Sa i përket muajit Nëntor, tregon se do të ketë vranësira që konsiderohen normale për këtë stinë të vjeshtë ndërsa temperaturat do të jenë 1 deri 2 gradë më të larta se vlerat normale.
“Ditët në vijim do të jenë me mot të qëndrueshëm duke bërë që zonat bregdetare të jenë me mbizotërimin e kthjellimeve të vranësirave të lehta ndërsa zonat malore do të kenë prezencë të vranësirave. Ndërsa ditët e para të muajit nëntor do të vijojnë me mot të qëndrueshëm duke bërë që të kemi alternime vranësirash dhe kthjellimesh meqë jemi dhe në muajin e vjeshtës, ndaj vranësirat do të jetë normale”, theksoi Osmani. (A.M/Faxweb.al)
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!