Ditën e sotme ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë vjen me një tjetër udhëzim për qytetarët shqiptarë që duan të aplikojnë për lotarinë amerikane.
Advertisements
Përmes një mesazhi në faqen zyrtare të ‘Facebook’-ut ambasada njofton të interesuarit që pas aplikimit të ruajnë numrin e tyre të konfirmimit në mënyrë të tillë që më pas kur të dalin përgjigjet, të kontrollojnë statusin e tyre.
“Po planifikoni të aplikoni për Lotarinë Amerikane 2022? Ruani numrin tuaj të konfirmimit. Do t’ju duhet për të kontrolluar statusin e aplikimit tuaj. Lexoni udhëzimet e plota këtu: http://ow.ly/gfK650BFqrt”, thuhet në njoftimin e ambasadës. Regjistrimet për programin e Lotarisë Amerikane 2020 do të jenë të hapura nga data 7 tetor 2020 deri më 10 nëntor.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!