“Do t’ua nxjerr edhe nga hundët ato para”- Basha takon naftëtarët në grevë urie dhe u premton pagat: Siç jeni shtrirë ju, kanë shtrirë gjithë Shqipërinë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka takuar mbrëmjen e sotme naftëtarët e rafinerisë së Ballshit, të cilët ndodhen prej disa ditësh në grevë urie, duke u premtuar pagat e prapambetura prej 4 vitesh që kapin shifrën e 8 milion dollarëve.

Advertisements

Basha tha se shteti do të paguaj pagat e tyre fillimisht, por paratë do të nxirren nga ata që i kanë vjedhur.

Dialogu:

Advertisements

Basha: Më vjen shumë keq që ndodheni për herë të dytë përpara kësaj situate. Edhe atëherë e njëjta situatë, premtime të pambajtura, njerëz të braktisur. A morët diçka pas atij premtimi?

Naftëtari: Morën diçka minimale. Prej një viti ne jemi në protesta pafund. Pas një viti protestë, një kontratë tjetër do ishte e rëndë për ne.

Basha: Janë kompani guaskë që nuk u dihet pronari. Kemi dy zona në Shqipëri, këtu dhe në Bulqizë, që janë zonat më të varfra. Mund të jenë hera e 10-të gjatë këtyre viteve që diskutojmë. E gjitha kjo është një produkt aferash korruptive. Kush i ka blerë asetet? Kjo kompani ka pasur asete. Pse mbahen të fshehta fituesit në ankand. E treta, nuk kam asnjë mundësi sot t’u vij në ndihmë me vendimmarrje edhe disa muaj. Sot nuk është thjeshtë një detyrim kantrual por ligjor, ato para do t’u paguhen nga shteti. Pra shteti do të lajë pjesën e borxhit. Natyrisht, paguesit e atyre 8 milion dollarëve që ua ka borxh ju, por do ti nxjerrin ku t’i kenë. Nga vilat, llogaritë bankare, apo nga hundët nëse do të jetë nevoja. Zgjidhjen do ta marrë përsipër shteti pas 25 prillit. Problem pa zgjidhje nuk ka dhe e dyta, të ushtrojmë presion që t’u thërrasin mendjes dhe një herë në 6 muaj ju gjej këtu në grevë. Kjo pamje këtu më trishton jashtë mase. Siç jeni shtrirë ju këtu, kanë shtrirë gjithë Shqipërinë. Nuk mban më! Vjedhin çdo gjë. Ky është një vend i pasur por i vjedhur. T’i japim fund kësaj vjedhje dhe të hapin një epokë të re. Për këtë që ju them sot, kam përgjegjësi për ta mbajtur. Ata që nuk kanë paguar këtë 8 milionë, kanë përfituar dhjetëra milionë euro nga puna juaj. Nuk ka një institucion që funksionon në këtë shtet.

Naftëtari: Vjen i pari falimenton, vjen i dyti falimenton, vjen i treti falimenton. Kaq të çmendur janë që vijnë?

Basha: Janë të gjitha skema përfitimi.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Muzika të infekton”/ Blendi Klosi kërkon falje por s’tërhiqet: Prapë dua të them, valët krijojnë dinamikë
Artikulli tjetërRritet bilanci i viktimave në Itali, konfirmohen pozitivë 2677 persona