“Do ktheheni në sistemin e diktaturës”/ Gjuzi: PS të mos votojë Kodin Zgjedhor

Deputeti Kujtim Gjuzi tha se mazhoranca do të mbajë të gjita përgjegjësitë për pasojat që mund të ndodhin pas miratimit të ndryshimeve të Kodit Zgjedhor ditën e sotme.

Advertisements

kujtim gjuziNë fjalën e tij në Kuvend, Gjuzi tha se 7 parti kanë depozituar në Kuvend një dokument për Kodin Zgjedhor por nuk është marrë në konsideratë.

“Në qershor 7 parti kanë dorëzuar pranë jush një dokument që do të ktheheshin në amendamente për kodin zgjedhor. I jemi drejtuar edhe komisionit por të dyja palët nuk e kanë vënë ujin në zjarr.

Advertisements

Unë mora pjesë në komisionin e ligjeve, por edhe aty vazhdon ideja për ta kontrolluar cdo gjë.

Nëse ju nuk do të vendosni të zbatoni kërkesat e OSBE/ ODIHR, që kërkon komisioner jo partiak ju do të ktheheni në sistemin e diktaturës. Ne kemi propozuar 7 amendamente dhe ato nuk vijnë në seancën plenare. Zoti kryetar i Kuvendit është përgjegjësia juaj.

Një kryetar partie vjen nga Gjykata e Tiranë si miratuar si i tillë, por ai duhet të jetë i barabarte. Unë do të kërkoja që PS mos ta votojë sot këtë. Të mblidhet me partitë e opozitës në një tryezë më të madh. Ndryshe do të ketë aq probleme sa përgjegjësitë do ti mbani ju”, tha Gjuzi.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPezullohen nga detyra 22 policë e shefa Komisariati në Vlorë dhe Himarë, “nuk panë” parcelën me 6700 rrënjë hashash anës rrugës
Artikulli tjetërGati për aksion: Turqia rikthen anijet në Egje