Tension. Emocione. Frikë. Shqipëria po luante në mes të Beogradit përballë 25. 200 serbëve. Për fat, lojë dhe raste të rrezikshme ishin për kuqezinjtë, me Cana-Mavraj & Co që udhëhiqnin ekipin tonë. Taktika të zgjedhura mjeshtërisht nga De Biazi-Tramexani për të përballuar mbi të gjitha… frikën e lojtarëve. Në fushë nisën të hidheshin flakadanë. Loja ndërpritet. Shqipëria po sulmohej edhe nga tifozët, përveçse nga 11- shja që ishte në fushë. Kronometrohej minuta e 42-të… Papritur, në horizont të stadiumit shfaqet një flamur. Jo ai i Shqipërisë zyrtare. Diçka më shumë.
Advertisements
Një punim, me hartën e të gjitha trojeve shqiptare, dhe në dy anët dy figura të shquara të historisë shqiptare që për pak minuta pus htuan Beogradin dhe kthyen pllakën e kualifikueseve për Kombëtaren drejt “Euro 2016”. Isa Boletini dhe Ismail Qemali fluturuan mbi qiellin e Beogradit, nën drejtimin e një mjeti fluturues, tip dron. E nëse gjithçka thuhet në pak rreshta, jo vetëm që zgjon emocionet e të gjithë shqiptarëve sot pas 6 vitesh, por përmbledh edhe të gjitha vuajtjet para dhe sidomos pas, që ka përjetuar ideatori. Heroi. Tifozi dhe patrioti që bëri gjithçka të mundur.
Ismail Morina, ose “Ballisti”, pranon ekskluzivisht për “Panorama Sport” të flasë për këto gjashtë vite. Çfarë i ka ndodhur? Çfarë ka përjetuar familja e tij? Ndikimi i atij flamuri në kualifikim. Ultrasi i Kombëtares rrëfen ekskluzivisht për gazetën edhe qasjen që ka ai sot për Serbinë dhe serbët. “Nuk kam shkelur më në Serbi që nga ajo natë, por jam i sigurt që herët apo vonë do ta bëj dhe kurdo që do të ndodhë, do të jetë për qëllime hulumtimesh kulturore apo shoqërore”, tregon ekskluzivisht për “Panorama Sport” autori i “AUTOCHTHONOUS”.
Advertisements
Si jeni dhe si shkon jeta pasi u bëtë i famshëm për dronin?
Përkryeshëm besoj. Më shumë se kaq nuk mund të pretendoja. Që kur ndodhi “AUTOCHTHONOUS” në Beograd, gjithnjë kam qenë i përkushtuar t’i kthehem jetës para ngjarjes, por pa i sforcuar gjërat. Dhe pas shumë peripecish (3,5 vjet përndjekje mes bu rgjeve, arr esteve shtëpiake dhe bllokimit të pasaportës ilegalisht nga autoritetet shqiptare) ia dola t’i kthehem në mënyrë të suksesshme jetës që zhvilloja para asaj nate të datës 14.10.2014. Punoj në sipërmarrje, në sektorin e autotransportit, dhe po shijoj maksimalisht familjen dhe e pohoj me bindje dhe krenari që jam bashkëshort dhe atë me dedikim maksimal.
59F8E977-2132-4709-A616-AAB0A33FE9A6
A keni pasur shqetësime nga ndonjë strukturë apo nga tifozë nëpër rrjetet sociale?
Sa u përket kërc ënimeve në rrjete sociale, ka pasur pafundësisht, ndërsa tani, sa herë që “AUTOCHTHONOUS” bëhet aktualitet, marr kërc ënime. Kjo ka ndodhur sidomos në rastin e fundit kur Dua Lipa postoi “AUTOCHTHONOUS” në profilet e saj në rrjete sociale, por edhe në rastin kur një gazetar anglez (James Montague) botoi para pak kohësh një libër (“Among the Ultras”) mbi tifozëritë nëpër botë dhe ku i kishte dedikuar një kapitull të tërë veprës “AUTOCHTHONOUS”.
Çfarë ndodhi në rastin e botimit të këtij libri?
Ky libër është botuar edhe në Serbi dhe aty mediat kanë botuar disa fragmente në lidhje me tregimet e mia në libër apo përshtypjet e autorit mbi mua dhe mbi veprën “AUTOCHTHONOUS” e kështu me radhë. Menjëherë kam marrë kërc ënime me vd ekje nga profile false dhe jofalse në rrjete sociale. E vërteta është se asnjëherë që kur kanë filluar këto kërc ënime në 2014-ën dhe deri sot nuk i kam denoncuar në organet ligjzbatuese, as në Shqipëri, por as edhe në Itali.
OLSI TUJANI-PANORAMASPORT.AL
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!