Deputeti bën deklaratën e bujshme në Kuvend: Unë do të largohem përfundimisht nga politika nëse ndodh kjo gje

Mazhoranca qeverisëse dhe një pjesë e opozitës në Parlament duket se do i shkojnë deri në fund miratimit të Kodit Zgjedhor, pavarësisht kundërshtimeve të PD dhe LSI

Advertisements

Deputeti Lefter Maliqi e ka quajtur këtë një seancë turpi, dhe këtë po e bëjnë se kanë frikë për zgjedhjet.

Ai u shpreh nga Kuvendi se nëse nuk fiton e djathta e bashkuar në Berat do të largohet përfundimisht nga politika.

Advertisements

“Sot është një seancë turpi, e pështirë e Rilindjes, me këtë po tregojnë frikën që kanë për zgjedhjet. Ku janë këta trima? Pse kanë frikë të ndryshojnë koalicionet, pse nuk duan të hapin listat? Këta kanë pushtetin në dorë. Ju sot po gënjeni dhe mashtroni të gjithë shqiptarët. Çfarë do që të bëni, ju nuk do të fitoni në zgjedhjet e ardhshme. Nëse nuk fiton e djathta e bashkuar në Berat unë do të largohem përfundimisht nga politika’, u shpreh Lefter Maliqi nga Kuvendi.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakGati për aksion: Turqia rikthen anijet në Egje
Artikulli tjetërBasha me bizneset në rrugën e Durrësit flet hapur: S’premtoj mrekulli, por normalitet