Qeveria ka dorëzuar sot në Kuvendin e Shqipërisë projektligjin që parashikon mënyrën dhe buxhetin për blerjen e vaksinës kundër Covid-19.
Advertisements
Për shkak të urgjencës që paraqet blerja e vaksinës kundër COVID-19, Këshilli i Ministrave propozon që marrëveshja të kalojë për shqyrtim në Kuvend me anë të procedurës së përshpejtuar.
Kuvendi pritet t’i japë dritën jeshile ratifikimit të marrëveshjes së angazhimit, ndёrmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, dhe Aleancës GAVI, për pjesëmarrjen në strukturën globale të qasjes në vaksinat COVID-19 (Covax Facility).
Advertisements
Ky projektligj shoqërohet me efekte financiare dhe sipas marrëveshjes, detyrimi financiar konsiston në tre milionë e nëntëqind e nëntëdhjetë mijë dollarë amerikanë.
“Pika 2.1 ku parashikohet se “Pjesëmarrësi” (Republika e Shqipërisë”, në mënyrë të pakthyeshme dhe të pakushtëzuar, merr përsipër t’i paguajë GAVI-it shumën paraprake (Upfront Payment) para ose në afatet e pagesës së pjesëmarrësit, e cila, sipas pikës 1, b, paragrafi i 24-të, është në vlerën 3 534 000 (tre milionë e pesëqind e tridhjetë e katër mijë) USD.
Pika 1, b, paragrafi i 17-të, shuma e garancisë së ndarjes së rrezikut (Risk Sharing Guarantee Amount) në vlerën 456 000 USD (katërqind e pesëdhjetë e gjashtë mijë dollarë amerikanë).
Shuma totale është 3 990 000 (tre milionë e nëntëqind e nëntëdhjetë mijë)
dollarë amerikanë.
Kjo shumë do të paguhet nga buxheti i alokuar për Ministrinë e Shëndetësisë
dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit
Shëndetësor”, thuhet në projektligj.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!