Basha zbuloi faktin tro nditës për inceneratorin e Fierit, reagon Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas fjalës së kreut të PD-së Lulzim Basha, i cili publikoi fakte të cilat i quajti tronditëse, lidhur me inceneratorin e Fierit teksa thekson se konçesionari i këtij inceneraori u përzgjodh pa vlerësuar ofertën financiare.

Advertisements

Rama shkruan se PD dhe e gjithë politika e vjetër e mbledhur në formë malesh dhe plehrash ka qenë në mes të Tiranës, Elbasanit, Fierit e kudo.

“Po Lulzim ka qenë PD dhe e tërë politika e vjetër e mbledhur në formë malesh me plehra në mes të Tiranës, Elbasanit,Fierit e kudo, ku falë impianteve moderne që do të vazhdojmë të ndërtojmë, do mund të mblidhen njerëzit e të gjitha moshave për parqet e për aktivitete gjithëfarë!”- shkruan Rama.

Advertisements

Basha publikoi kontratën e inceneratorit të Fierit dhe nënvizoi se mungon oferta financiare si kriter vlerësimi.

“Fakt tron ditës, konçesionari i inceneratorit të Fierit u përzgjodh pa vlerësuar ofertën financiare. Mungesa e ofertës financiare si kriter vlerësimi tregon që inceneratori i Fierit është një skema mafioze e zhvatjes së parave të taksave. Inceneratori i Fierit, Klodian Zoto mund të kërkojë sa të dojë nga shteti; konçesioni nuk ka një vlerë tavan.Jane harxhuar 23.8 milione euro për një kontratë që nuk ka të përcaktuar çmimin.A ka prokuror që nuk e kupton vjedhjen që po bëhet me inceneratorët?

Pyes SPAK: Kur do të dilni përpara shqiptarëve të informoni se çfarë po bëni me dosjet e inceneratorëve”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakGjykata e Tiranës bën lëvizjen e papritur ndaj ish-kryebashkiakut të Shkodrës (Çfarë pritet të ndodhë me 3 Nëntor)
Artikulli tjetërSituatë e rëndë nga reshjet e shiut, Greqia nën ujë(Video)