Presidenti i FSHF-së, Armand Duka është ‘përpla sur’ me moderatoren Hygerta Sako teksa flitej për bojkotin e Ligës Profesioniste dhe presidentëve të Superligës.
Advertisements
Duka është shprehur se kjo që po ndodh tani nuk është një lu ftë mes futbollit dhe qeverisë apo kryeministrit Rama, por një kërkesë për të përmirësuar sportin. I ftuar në emisionin “Java” në “Rtsh”, Duka është shprehur se ky është një bojkot i cili është zgjedhur nga vetë klubet, që duan plotësimin e kërkesave, teksa shton me tej se nuk ndihet fajtor për eliminimin e Tiranës.
Presidenti Duka iu shmang pyetjes nëse ndihej fajtor për humbjen e Tiranës duke thënë se “për mua Hygerta është më shumë Miss se sa gazetare”.
Advertisements
Kjo bëri që moderatorja t’i përgjigjej menjëherë duke i thënë “unë nuk jam e bukur, por jam gazetare prej 25 vitesh”.
Replikat
Hygerta Sako: Humbja e Tiranës është faji juaj për shkak të bojkotit?
armand sakoDuka: Eha këto janë muhabete për interesa të personave në veçanti. Për mua Hygerta është më shumë Miss se sa gazetare.
Hygerta Sako: Ju i shmangi gjithmonë pyetjeve dhe duket se i keni mësuar përmendësh këto gjëra. Unë nuk jam e bukur, por jam gazetare prej 25 vitesh.
Duka: Nuk e di kush i bën këto pyejte, por këto janë tema specifike. Nëse do të kishim luajtur do të thonin që ishin të lodhur, tani thoni u eleminuan nga bojkoti, por për mua Tirana bëri sukses.
Hygerta Sako: Ju nuk ndiheni në faj për humbjen e Tiranës?
Duka: Nuk ndihem aspak fajtor, pasi për mua Tirana arriti sukses në Europë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!