Arbana Osmani gjen sozinë, ja kush i ngjan kaq shumë moderatores (FOTO)

Moderatorja Arbana Osmani publikon shpesh në rrjete sociale foto ose video me mbesën e saj, Kenzën. Ajo është vajza e vetme e vëllait të Arbanës, Shpatit dhe mes hallës e mbesës ka një “ngjashmëri të frikshme”.

Advertisements

Ditën e sotme moderatorja ka treguar se ka dalë për “shopping” me Kenzën për të blerë veshje dhe rroba për bebushin e Arbanës që do të vijë së shpejti në jetë. Por këtë herë të gjithëve ju ka tërhequr vëmendjen ngjashmëria e madhe në tipare mes moderatores dhe mbesës së saj.

Menjëherë pas publikimit Osmani ka marrë me qindra mesazhe nga ndjekësit që të gjithë bien dakord në një mendje se Kenza duket si kopja identike e Arbanës.

Advertisements

“Sa herë që publikoj një foto ose video me Kenzën “, ka shkruar moderatorja duke nënkuptuar se ja vënë shpesh në dukje ngjashmërinë mes tyre.

Kujtojmë se vetë Arbana është nënë e një djali të quajtur, Jon, i cili ka ardhur në jetë nga martesa e saj e parë. Ndërkohë ajo është sërish në pritje të ëmbël dhe shumë shpejt do të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë nga lidhja me regjisorin Eduart Grishaj.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakHoroskopi për muajin tetor 2020
Artikulli tjetërErdhi dimri, nga kjo javë priten reshje bore, ja zonat