Ditën e djeshme, u transmetua takimi i dytë mes Tea Trifonit dhe Andi Shehut në “Përputhen”, i cili u shoqërua me shumë kritika dhe akuza.
Advertisements
Sipas konkurrentëve të tjerë, çdo gjë ishte shumë e bukur për të qenë e vërtetë dhe kishte shumë intimitet për një takim të dytë, ashtu sikurse supozonin se të dy po përdornin njëri-tjetrin dhe ishin bërë bashkë vetëm sepse fansat donin kështu. Përveç konkurrentëve, edhe opinionisti Arjan Konomi i tha Andit se ishte një aktor shumë i mirë.
Pjesë nga biseda:
Advertisements
Ana Lleshi: Andi ka gjetur vajzën e mirë në publik dhe dëshiron të dalë mirë. Po Tea është shumë vajzë e mirë dhe uroj mos t’i bësh ndonjë lojë, ose anasjelltas. Ajo gjëja që ne shohim aty është shumë e bukur për të qenë e vërtetë në kaq pak kohë.
Andi Shehu: Po pra, dhe mendoje që është e vërtetë. Shumë faleminderit për opinionin pozitiv.
Tea Trifoni: Ku e shikoni përdorjen. Unë ja kam kaluar shumë bukur në takim me Andin. Dua të theksoj diçka, ku e shikoni përdorjen ju. Unë e kam zgjedhur Andin, sepse unë dua që ta çoj atë deri në fund. E treta e vërteta, të shohim çdo ndodhi te takimi i tretë.
Andi Shehu: Tea, e di si është muhabeti? Kur është diçka e bukur, duket e pabesueshme. Këta duan të gjejnë ndonjë gjë kështu…
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!