“Aman vetëm pak oksigjen”, avokati shqiptar rrëfen çastet e vështira i sëmurë me Covid-19

Avokati i njohur Idajet Beqiri i shëruar tashmë nga koronavirusi dhe tashmë i bën apel të rinjve që të tregojnë kujdes, pasi ky virus siç shprehet ai “është i pabesë dhe të merr jetën”.

Advertisements

Beqiri tha se fillimisht mendonte se ishte një ftohje e zakonshme por më pas u përball me dhimbje të tm errshme, aq sa lutej për pak oksigjen.

“Fillimisht edhe unë pata atë mendjelehtësinë time siç kemi ne neglizhencën tonë, mendova se ishte një ftohje e lehtë. Kur filluan djersët dhe nuk merrja dot frymë. Filloi një kollë e natyrës helmuese. Doje të ngopeshe që të nxirrje diçka nga kolla. Pastaj humba shijen, asgjë s’ta pranonte më trupi. Ishe në dorë të hasmit dhe dhimbjet ishin të tmerrshme sidomos frymëmarrja. Luteshe aman vetem pak oksigjen, të marr pak frymë!”, u shpreh avokati në “ReporTv”.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakGjobat për mosmbajtjen e maskës/ Meta i shqetësuar: Maskaradë. Ja thirrja qe i bën qeverisë
Artikulli tjetër“Izoloni Presidentin”/ Meta sfidon socialistët: Le ta provojnë, zero shanse që të ndodhë kjo!