Në ditën e tetë të grevës së urisë, naftëtarët e Ballshit kanë shfaqur komplikacione të rënda shëndetësore, pasi disa prej tyre janë me sëmundje të mbartura prej vitesh, për shkak edhe të punës shumë vjeçare në uzinën e naftës.
Advertisements
Ndonëse naftëtarët kanë hyrë në ditën e tetë të grevës, ata thonë se nuk kanë patur asnjë komunikim apo reagim qoftë nga përfaqësuesit e kompanisë, ashtu edhe nga autoritetet. Ata kërkojnë marrjen e pagave të prapambetura dhe rinisjen e punës normalisht në uzinë.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!