3 viktima brenda 24 orëve të fundit/ Covid-19, kjo është situata në Kosovë

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se 3 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar në 630 numrin e viktimave nga ky virus.

Advertisements

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK), edhe 53 raste të reja janë diagnostikuar pozitive me koronavirus. Kështu numri total i rasteve pozitive ka shkuar në 15.758.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK janë testuar gjithsej 544 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga data 8 shkurt deri më tani janë testuar gjithsej 69.652 mostra.

Advertisements

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 56 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka shkuar në gjithsej 13.787 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.341.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMinistria e Shëndetësisë: 194 të shëruar, 152 raste të reja dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit
Artikulli tjetër“Zbrit poshtë”/ Adoleshentët në Kamëz tregojnë muskujt,Si u ma sakrua Shpresimi, e që lluan tetë herë me th ikë dhe humbi ndjenjat