Sot më 19 tetor, është dita kur 17 vjet më parë u lumturua Nënë Tereza. Nënë Tereza lindi më 26 gusht 1910 në qytetin shqiptar Shkup, nga një familje shqiptare, ndërsa, u nda nga jeta në 5 shtator 1997 në Kalkuta të Indisë dhe prehet në selinë e Urdhërit të misionarëve të bamirësisë në Kalkuta.
Advertisements
Sot bëhen 17 vjet nga Lumturimi i saj, kur në 19 tetor 2003 u lumturua në Vatikan nga Gjon Pali II. Nënë Tereza u njoh se ishte shqiptare në vitin 1979, kur mori çmimin Nobel për Paqe. Në atë kohë u pyet për origjinën e saj, dhe deklaroi se kishte lindur në Shkup, ishte shkolluar në Londër dhe jetonte në Kalkutë. “Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri” deklaroi Anjese Gonxhe Bojaxhiu.
Më 5 shtator 2016, botës i shtua një shenjtore, Nënë Tereza, sot Shenjta Terezë.
Advertisements
Ajo i mori mësimet e para në një shkollë në qytetin e Shkupit dhe në moshën 18 vjeçare u dorëzua murgeshë. Pasi u specializua në Irlandë u vendos në Indi, ku në vitin 1950 themeloi urdhërin e saj të murgeshave të quajtur Misionarët e Bamirësisë. Nga ky moment Nënë Tereza do të bëhej nënë e të gjithëve dhe jetën e saj do t’ia dedikonte tërësisht të varfërve. Urdhëri i Nënë Terezës numëron mbi 4000 misionarë dhe është shtrirë në mbi 100 vende të botës.
“Me gj ak, unë jam shqiptare. Me shtetësi, jam indiane. Me besim, unë jam një murgeshë Katolike. Sipas profesionit tim, unë i përkas botës. Për nga zemra ime, unë i përkas plotësisht Zemrës së Jezusit”, janë fjalët e thëna nga Nënë Tereza, që jetën e saj ia përkushtoi të varfërve
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!