Zvicra voton për t’i dhënë majmunëve ‘të drejtat themelore’
Nje kanton i Zvicrës do të mbajë së shpejti votën historike për të vendosur nëse majmunëve do u jepen të drejtat themelore.
Advertisements
Qytetarët do të votojnë për modifikimin e kushtetutës për të përfshirë dhe “të drejta themelore për primatët jo-njerëzorë”.
Vota do të mbahet në kantonin verior të qytetit të Basel dhe është miratuar nga gjykata e lartë e vendit.
Advertisements
Nisma u aktivizua nga grupi i të drejtave të kafshëve ‘Sentience Politics’ të cilët mblodhën 100,000 nënshkrime në mëbshtetje të lëvizjes.
Grupimi aktivist argumenton se majmunët “janë krijesa shumë komplekse dhe zotërojnë një interes të brendshëm esencial për të jetuar me integritet trupor dhe mendor”.
Shumica e qeverive rajonale e kundërshtuan nismën duke thënë se mund të binte në shkelje të ligjeve federale. Por gjykata e Basel edhe vitin e kaluar refuzoi një ankimim se nisma ishte e paligjshme.
Gjykata e lartë zvicerjane argumentonte: “Në parim kantonet e veçanta mund të shkojnë më tej sesa ligjet e garantuara nga kushtetuta federale. Kjo iniciativë nuk kërkon që të drejtat federale të njerëzve t’u jepen edhe kafshëve, por nisjen e të drejtave specifike për primatët jo-njerëzorë”.
“Megjithse e pazakontë, nisma në vetvete nuk kundërshton ligjin superior.”
Grupi Sentience Politics tha se ishte “i emocionuar për vendimin historik”.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!