Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Dendias ka konfirmuar se së shpejti do të fillojnë negociatat me Shqipërinë për kufirin detar. Ai shprehet se përmes dialogut, mund të arrihet një marrëveshje me Shqipërinë, ashtu si me Egjiptin dhe Italinë.
Advertisements
Ai tha:
Greqia ka dëshmuar se promovon dialog me të gjithë fqinjët e saj pa përjashtim. Përmes dialogut të sinqertë kemi arritur marrëveshjet me Egjiptin dhe Italinë dhe përmes dialogut kemi arritur nënshkrimin e marrëveshjes së mbrojtjes me SHBA. Përmes dialogut, i cili do të fillojë së shpejti, ne do të arrijmë një marrëveshje edhe me Shqipërinë.
Advertisements
Kryeministri njoftoi të mërkurën e kaluar nga foltorja e parlamentit grek, shtrirjen e ujërave tona territoriale në 12 milje detare në Detin Jon deri në Kepin Tainaro në Peloponez. Zgjerimi i sovranitetit tonë kombëtar është një ngjarje historike për vendin, komentoi ministri i Jashtëm grek. Ndërkohë Dendias tha se dialogu nuk do të ketë kër cënime, fyerje dhe provokime si me Shqipërinë ashtu dhe me Turqinë, pasi Greqia promovon dialogun mes palëve.
Dendias shtoi:
Ne diskutuam me Haiko Maas të dy mirëseardhjen që kemi për Gjermaninë për të luajtur një rol konstruktiv në de-përshkallëzimin e tensioneve të shkaktuara nga fqinji ynë, dhe pozicionin e vendosur të vendit tonë që ne jemi gjithmonë të gatshëm për dialog me Turqinë. Unë isha i qartë, se nuk mund të ketë dialog nën kërcë nime, fyerje dhe provokime ose kur të drejtat tona sovrane po shkelen. Deri më tani, sjellja sistematike delikuente e Turqisë i ka bërë deklaratat e saj rreth gatishmërisë për dialog, bosh dhe pretenduese. Dialogu kërkon de-përshkallëzim dhe një kornizë të qartë referimi që nuk mund të jetë askush tjetër përveç të Drejtës Ndërkombëtare, të Drejtës Ndërkombëtare Detare dhe rregullave të fqinjësisë së mirë. Nuk mund të ketë dialog jashtë këtij kuadri.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!