Zgjedhjet në Shqipëri, Imzot George Frendo apel të fortë: Duam politikanë të pastër dhe të matur, të kthejnë sytë nga të varfrit

Shtatori kujtohet në Shqipëri si muaji i shenjtërimit të Nënë Terezës. Imzot George Frendo kërkon që politikanët në Shqipëri të jenë të vetëdijshëm për mesazhin e Nënë Terezës e t’i kthejnë sytë nga të varfrit.
TIRANË– Shtatori, që prej katër vitesh, është muaji i shenjtërimit të Nënë Terezës nga Papa Françesku. Për të nderuar veprën e shenjtores, misionares katolike shqiptare, emrin e saj e mban sot aeroporti i vetëm ndërkombëtar, Qendra Spitalore Universitare, më e madhja në vend, sheshi ku mbajti meshën e shenjtë Papa Françesku, kur vizitoi Tiranën, në shtator të vitit 2014. Statuja e saj është vendosur në hyrje të Katedrales Katolike të Shën Palit në kryeqytet, ku Papa Gjon Pali i II-të vuri gurin e parë në themelin e saj, kur vizitoi në 1993 për herë të parë Shqipërinë, pas shembjes së regjimit komunist. Posta Shqiptare ka emetuar pulla me portretin e Nënë Terezës. Por përtej këtij nderimi shenjtorja është e pranishme në Shqipëri me trashëgiminë e saj shpirtërore, me mesazhet universale për kuptimin e jetës dhe marrëdhënieve mes njerëzve.

Advertisements

Mesazhe me vlerë aktuale për paqen, drejtësinë, dinjitetin

Arkipeshkvi Metropolit i Tiranës dhe Durrësit, Imzot George Frendo, në bisedë me Deutsche Wellen, thotë se Nënë Tereza është shenjtorja e parë shqiptare pas shumë shekujsh. “Shenjtori i parë shqiptar ka qenë Shën Asti, ipeshkvi i Durrësit, i shpallur martir në shekujt e I-rë dhe të II-të të Krishtërimit. Pas tij, në lashtësi, ka patur edhe të tjerë. Për disa shekuj nuk pati shenjtorë shqiptarë deri kur Nënë Tereza u shpall shenjtore 4 vjet më parë, më 5 shtator 2016. Në vitin 1979, ajo meritoi ꞔmimin Nobel për Paqen, me motivacionin “për punën e saj në luftën për të kapërcyer varfërinë dhe fatkeqësinë, që përbëjnë kërcënim për paqen”, thotë Imzot George Frendo, me origjinë nga Malta dhe nënshtetësi shqiptare.
Arqipeshkvi, Imzot George Frendo
Kur e pyes se ꞔfarë është drejtësia për shenjtoren shqiptare ai thotë, se “për Nënë Terezën drejtësia është themeli i paqes. Paqja nuk është inerci. Për paqen duhet luftuar kundër padrejtësisë, egoizmit, korrupsionit. Paqja nuk është kompromis. Ajo vjen vetëm përmes drejtësisë, të vërtetës, respektit ndaj dinjitetit të pazëvendësueshëm të njeriut.”

Advertisements

Kontributi më i madh në trashëgiminë e ꞔmuar shpirtërore të shenjtores shqiptare është pikërisht mesazhi që ꞔdo njeri ka një dinjitet të pazëvendësueshëm, thjesht për faktin që është njeri. “Si besimtare e fortë katolike, në fytyrën e ꞔdo njeriu, sidomos të atyre që ishin të sëmurë, të varfër, të braktisur, të mënjanuar, viktima të padrejtësisë, ajo shihte shëmbëlltyrën, fytyrën e Krishtit. Nënë Tereza ia kushtoi gjithë jetën e saj të vërtetës se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë dhe janë pajisur nga Zoti me një bukuri dhe vlerë të veçantë, të patjetërsueshme,” thotë për DW, Imzot George Frendo.

Politikanët në Shqipëri të hapin sytë për të varfërit

Imzot George Frendo i sheh zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, në pranverën e ardhshme, më 25 prill, si një mundësi e mirë që shoqëria dhe politika të kthejnë më shumë sytë tek të varfërit dhe shtresat në nevojë. “Në Shqipëri ka ende shumë të varfër, edhe pse situata në krahasim me 25 vite më parë është përmirësuar. Ka shumë diferenca dhe pabarazi sociale. Edhe në Shqipëri po rendet pas fitimit personal dhe harresës ndaj botës së varfër. Jetojmë në një botë të trazuar, me mentalitet konsumist, materialist, që ka korruptuar edhe politikën.

Dëshira e Imzot Georg Frendos me afrimin e zgjedhjeve parlamentare 2021: “Uroj që politikanët të jenë më të vetëdijshëm për ekzistencën e botës së të varfërve dhe të interesohen jo vetëm për të fituar votat e saj, por edhe për të respektuar dinjitetin e njerëzve të kësaj bote, për të kontribuar që të varfërit të kenë një jetë më të denjë si qënie njerëzore.”

Ai citon Papa Françeskun t’i ketë përkufizuar shoqëritë e sotme si “globalizim të diferencës”. “Politikanët në Shqipëri duhet të hapin mirë sytë për të zbutur diferencat sociale, përmirësusar situatën e të varfërve, anonimëve, të mënjanuarve nga shoqëria përmes politikash mbështetëse dhe integruese”, thotë Imzot George Frendo.

Për ꞔfarë lloj politikanësh ka nevojë Shqipëria?
v

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakInfektohet me Covid-19 moderatorja shqiptare, Arjola: Prej ditësh jam mbyllur në dhomë, kam temperaturë dhe nuk lëviz dot…jini mirënjohës për çdo frymëmarrje
Artikulli tjetërPritet të vijë një tjetër ciklon, mesoni çfarë na pret ditët në vijim (PARASHIKIMI I MOTIT)