Në takimin në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës dhe Serbisë, një vëmendje të veçantë ka marrë edhe momenti kur liderët e dy vendeve qëndronin në një karrige përballë Trump, sikur të ishin para gjykatës.
Advertisements
Fotot e shpërndara janë komentuar gjërësisht në rrjet, ku në fokus kryesisht ka qenë presidenti serb Vuçiç.
Së fundmi, me “mikun” e rusëve është tallur edhe zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.
Advertisements
Ajo e krahason qëndrimin e Vuçiç në karrige përballë Trump më imazhet ikonike në filmin e famshëm Basic Instinct, ku Sharon Stone ulet në një pozicion të ngjashëm, veçse tregon më shumë.
“Nëse do t’iu ftojnë në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa karrigia do të jetë e vendosur në këtë pozicion, sikur t’ju marrin në pyetje, kushdo që jeni uluni si në foton nr. 2. Thjesht, besoni.”, shkruan zëdhënësja ruse, teksa publikon një foto të Vuçiç dhe një të Sharon Stone.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!