Liga do vazhdojë të lobojë dhe sot ka vendosur ta bëjë këtë nëpërmjet një thirrje të bërë nga sulmuesi i kombëtares, Bekim Balaj
SHQIPTARI– Futbolli shqiptar dhe qeveria vazhdojnë “lufën” e nervave dhe ajo që humbet është Superliga shqiptare. Deri më tani nuk ka asnjë avancë se kur pritet të fillojë sezoni i ri, me Ligën Profesioniste që kërkon nga qeveria plotësimin e katër kërkesave që kanë lidhje me lehtësimin financiar të klubeve, me qëllim mosfalimentimin e tyre dhe nxitjen e investimeve në futboll.
Advertisements
Qeveria kërkon prej ditësh uljen në tavolinë dhe shqyrtimin e tyre me deputetin Fidel Ylli dhe ministren e financave, Anila Denaj. Liga kërkon një takim me kryeministrin Edi Rama, teksa ditën e djeshme Ylli dha sinjalet se kryeministri mund t’i presë në një moment kur do jetë i lirë.Deri në arritjen e këtij synimi, Liga do vazhdojë të lobojë dhe sot ka vendosur ta bëjë këtë nëpërmjet një thirrje të bërë nga sulmuesi i kombëtares, Bekim Balaj. “Futbollin e kemi krenari kombëtare dhe tani më shumë se kurrë duhet t’i gjendemi pranë. I bëj thirrje qeverisë që t’i hedhë sytë më shumë nga futbolli”, janë fjalët e shkodranit në video.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!
Advertisements