“Unë jam bojaxhi”/ Rama kritika inxhinierëve për shtëpinë e rikonstruktuar pas tërmetit: Ullukët nuk lihen që të rrjedhin aty, mungon edhe elementi…

Rama iu ka theksuar inxhinierëve ullukët nuk i kanë vendosur mirë në çati dhe se projektit i mungon një element, thyerja me ngjyrë.
MAMINAS- Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri për Rindërtim, Arben Ahmetaj dhe kryetari i Bashkisë së Shijakut, Elton Arbana i dha sot çelësat e shtëpisë të moshuarës Besnike, e cila jeton në Maminas. Të moshuarës iu dëmtua banesa nga tërmeti i vitit të kaluar.

Advertisements

Para se t’i jepte çelësat të moshuarës Rama iu ka bërë një vërejtje inxhinerëve që kanë ndërtuar shtëpinë. Kreu i qeverisë iu ka thënë se ullukët nuk i kanë vendosur mirë në çati dhe se projektit i mungon një element, thyerja me ngjyrë.

Biseda:Arbana: Zonja është e ve dhe invalide. Dhe duke ju referuar edhe vendimit të Këshillit Bashkiak që kemi në sistemin e pikëzimit kemi nisur shtëpinë e parë për zonjën.

Advertisements

Rama: Ndërtuesi kush është? Ju jeni firma. E para ato ullukët nuk lihen që të rrjedhin aty. Ato duhen përfunduar me rrjedhje siç është projekti dhe e dyta unë jam bojaxhi, mungon një element i projektit. Projekti ka një thyerje me ngjyrë. Jemi dakord, të them akoma apo i dini vetë detajet e tjera, se shoh edhe detaje. Bukur shumë janë por ullukët të shkojnë sipas projektit, që të mos bjeri ujë atje sikur po bien gjyma nga çatia edhe ngjyrën.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakTelashe të tjera për Fjolla Morinën, ekoja e dytë nuk e nxjerr shtatzënë, rre zikon bu rg për mas htrim
Artikulli tjetërMe tuta blu dhe kanotiere gjumi, dalin pamjet e arre stimit të Rizan Aliut, i riu që ma sakroi Besnk Çelmetën me th ikë, u kap natën në plazh