U zotua se do të publikonte provat se COVID-19 është krijuar në laboratorin kinez/ Rrjetet sociale heqin videon e virologes kineze që akuzoi qeverinë kineze

Rrjeti social Twitter e bllokoi llogarinë e saj para dy ditësh dhe në faqen e saj është shkuar një lajmërim nga Twitteri ku thuhet: Twitteri e ka mbyllur llogarinë. Twitteri bllokon çdo llogari që shkel rregullat e vendosura nga rrjeti.
KINË– Virologia kineze, Dr. Li-Meng Yan e cila deklaroi se kishte prova që Covid-19 ishte krijuar në një laborator në Kinë dhe pasi qëndroi disa muaj e fshehur ka treguar në një intervistë disa ditë më parë, se të gjitha provat se virusi ishte krijuar nga Kina, do ti publikonte për t’u parë nga e gjithë bota.

Advertisements

Por pas akuzës që ajo bëri ndaj Kinës, disa rrjete sociale e kanë bllokuar llogarinë e saj dhe kanë hequr videon që ajo ka publikuar.

Rrjeti social Twitter e bllokoi llogarinë e saj para dy ditësh dhe në faqen e saj është shkuar një lajmërim nga Twitteri ku thuhet: Twitteri e ka mbyllur llogarinë. Twitteri bllokon çdo llogari që shkel rregullat e vendosura nga rrjeti.

Advertisements

Ndërkohë në këtë njoftim nuk është komentuar fakti se kush ka qenë rregulli të cilin ajo e ka shkelur.

Ndërkohë në një intervistë, Yan ka thënë se llogaria e saj është fshirë sepse ata nuk duan që njerëzit të dinë të vërtetën rreth virusit vde kjeprurës.

Gjithashtu emisioni që u transmetua intervista, Fox News ka akuzuar Facebook se e ka censuruar një pjesë të intervistës së saj. Ndërsa emisioni është paralajmëruar se informacioni nuk është i saktë.

“Informacion i rremë. Ky post përsërit informacionin rreth COVID-19 që kontrolluesit e pavarur të fakteve thonë se është i rremë.”- është ky paralajmërimi i Facebook në faqen e Tucker Carlson, emisioni i trasmetuar ne FoxNews.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMësim nga ora 08:00 deri në 20:00/ Prindërit në vështirësi për të dërguar fëmijët në shkollë
Artikulli tjetërSi u arr.estua Eldi Dizdari? Policia e Dubait jep detajet: Udhëheqësi i b andës shqipfolëse në vëzhgim prej…