U mbyll për shkak të një rasti me covid-19, Ambasada shqiptare në Athinë jep njoftimin

Ambasada shqiptare në Athinë ditën e djeshme kishte mbyllur të gjitha sportelet e saj për shkak se një punonjës rezultoi pozitiv me Covid-19.

Advertisements

Ndërsa sot me anë të një postimi në Facebook ka dhënë njoftimin se do të kryhen normalisht të gjitha shërbimet për të gjithë qytetarët që kanë sot datën e takimin për pasaportë ose që dëshirojnë të marrin shërbime të tjera konsullore.

Njoftimi i Ambasadës:

Advertisements

Të nderuar bashkëatdhetarë,

Shërbimet në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Athinë po kryhen normalisht. Qytetarët të cilët kanë sot datën e takimit për pasaportë ose ata që dëshirojnë të marrin shërbime të tjera konsullore mund të paraqiten në sportele.

Faleminderit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKu merr fund pandemia? OBSH më në fund jep daten
Artikulli tjetërI ngacmoi se*sualisht vajzën e mitur, babai ‘mb.yt’ me grushte një 43 vjeçar në Lushnje