Shoferi i cili u përfshi në aks identin ku humbi jetën infermierja Adelina Rizdai u tha se ishte larguar nga spitali ku po mjekohej në momentin kur mësoi ndarjen nga jeta të gruas.
Advertisements
Mirëpo familjarët e 24-vjeçarit Kosta Koca janë shprehur se ai është larguar nga spitali publik për tu trajtuar në një spital privat.
Burime për ‘ReportTv’ bëjnë me dije se i riu është larguar nga spitali pa mbyllur kartelën mjekësore , mirëpo familjarët e tij thonë se ai ka qëndruar një natë te Tr auma e më pas ka shkaur ne një spital privat.
Advertisements
“I afërmi ynë udhëtonte me një mjet BMW sipas të gjitha rregullave të qarkullimit rrugor, kjo e vërtetuar sipas kamerave të sigurisë në disa biznese aty pranë. Autoambulanca sipas policisë, por edhe dëshmitarëve, lëvizte kundravajtje në një distancë prej 2 km. Kjo vërtetohet lehtësisht nga GPS i autoambulancës. Gjithashtu, edhe nga libri i emergjencës së Spitalit të Sarandës, ku autoambulanca nuk ishte nisur për urgjence, por për të çuar në banesë të ndjerën.
Në lidhje me shpalljen në kërkim, duam t’iu sqarojmë se i afërmi ynë ka qenë i dëmtuar nga aksidenti. Ai u mjekua në Spitalin e Sarandës dhe më pas udhëtoi në Spitalin e Traumës dhe qëndroi vetëm 1 ditë. Ai nuk është arra tisur nga spitali publik për asnjë rast, por vetëm ka qëndruar 1 natë në atë spital dhe me pas është mjekuar në një spital privat pa asnjë mase ndaluese. Jemi të gatshëm që të presim rezultatet e ekspertizës autoteknike“, treguan familjarët e 24 vjeçarit.
Gjatë aks identit që ndodhi mëngjesin e 21 shtatorit ku një ambulancë u përp las me një makinë tip “BMW X5” mbetën të pla gosur infermierja Adelina Rizvani, shoferi i makinës 24 vjeçari Kosta Koca dhe shoferi i ambulancës. Rizvai pësoi dëmtime të rën da, por nuk arriti që t’i mbijetojë pl agëve.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!