Tolgahan po e vuan shumë largimin nga Almeda: Ku iku bukuroshja?

Nuk janë të paktë çiftet që detyrohen të jetojnë në distancë për arsye të ndryshme.

Advertisements

Një ndër to janë edhe Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman, të cilët aktualisht ndodhen larg njëri-tjetrit.

Nëpërmjet një postimi në Instastory, Almeda na tregoi pak javë më parë se Tolgahan nuk do të jetë pranë saj për një farë kohe, për shkak të angazhimeve profesionale që aktori turk ka.

Advertisements

Kjo periudhë duket e vështirë edhe për Tolgahan, i cili së fundmi ka postuar një foto të bashkëshortes së tij në Instagram, ku shkruan “Filloi të më marrë malli përsëri”.

Ky postim është rishpërndarë nga Almeda, e cila i shkruan: “Po, por unë të dua shumë”.

Almeda dhe Tolgahan janë një ndër çiftet më të komentuar jo vetëm në mediat shqiptare, por edhe në ato turke.

Ata u martuan në vitin 2017 dhe u bënë prindër për herë të parë vitin e kaluar, kur në jetë erdhi një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Efehan.

Fotot dhe videot e ëmbla me të në rrjete sociale nuk mungojnë dhe padyshim vëmendja e çiftit është fokusuar tek ai.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakAktori i njohur i turk “gjuan” hapur Eva Muratin, ja super komenti qe i beri
Artikulli tjetërRritja e rasteve me koronavirus, ky shtet rikthen izolimin